Zeka – Hazirit: Që kur vdiq Rugova, e gjithë LDK’ja jeni vetëm printer i Thaçit

Deputeti Milaim Zeka ka pyetur nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Haziri se a është edhe ai printer i Thaçit. Kjo, pasiqë Haziri në një deklaratë për RTK’në ka thënë se Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të jenë ‘vetëm printues letrash të Thaçit”. Ndërkohë, kështu i replikon Zeka Hazirit përmes Facebook’ut: E Lutfi Haziri a eshte […]
Deputeti Milaim Zeka ka pyetur nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Haziri se a është edhe ai printer i Thaçit.
Kjo, pasiqë Haziri në një deklaratë për RTK’në ka thënë se Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të jenë ‘vetëm printues letrash të Thaçit”.
Ndërkohë, kështu i replikon Zeka Hazirit përmes Facebook’ut:
E Lutfi Haziri a eshte printer i Thaçit?!
Deklarata kontraverse te nenkryetarit te LDK-se
Luta, ne RTK, ka deklaruar se “Fatmir Lima dhe Shpend Ahmeti do jene vetem printues letrash te Hashim Thaçit”! Kjo deklarate eshte nga pervoja e gjate e Lutes dhe e krereve te LDK se, te cilet, qe prej vdekjes se Rugoves e deri me sot, gjithmone kane qene printeri i presidentit Thaçi.
Luta me LDK-ne e kane mbajtur te forte PDK-ne dhe e kane bere president Thaçin. Mirepo Lutfi Hazirit i ka ‘shpetuar’ nje deklarate e vertete, edhe pse besoj qe e ka thene shume qellimisht, per t’i derguar nje mesazh te forte kryetarit te LDK se dhe kundershtateve te dialogut. Luta tha se: “Amerika dhe Brukseli e kane thene qarte se Thaçin e njohin per negociator”!!! E nese Amerika dhe Brukseli po e dojkan Thaçin per negociator, pash Zotin Lute, kush qenkan Isa Mustafa, Albin Kurti etj, me e mohu ate?!!!
Lene more dialogun se ai nuk varet nga ne. Kuptone mire qe po te mos jene Ëashingtoni dhe Brukseli, Vuçiqi e Serbia as qe do na kishin llogaritur.
Merruni me hallet reale te ketij populli. Mendoni more qe po vuajme per rryme, per uje, per barrna, per nxemje, per gjithçka. Merruni me ashensor te banesave o Lute, ti dhe krejte kryetaret e komunave. Merruni me çmimet e çmendura te derivateve te naftes. Merruni me ushqime te prishura qe po hyjne ne Kosove. Merruni me parandalimin e droges qe po perdoret nga te rinjte tane sikur puna e sakezave…
Lerjani hajgaret politike Agim Bahtirit, i cili bashke me Burdushin, edhe e solli Shakiren ne Mitrovice, edhe e hapi uren e Ibrit, edhe a po e shihni more njerin qysh e bashkoi Mitrovicen. Me nje peticion bre… Veq me nenshkrime…
Leni hajgaret e punoni per popull.












