Zeka-Avdullah Hotit: Emrin e kam Milaim, e babagjyshin e kam pas hoxhë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka i ka reaguar deputetit të LDK’së, Avdullah Hotit, i cili tha se BE’ja nuk diskriminon qytetarët e Kosovës shkaku i religjionit, raporton Periskopi. “Ti e ki emrin Avdullah, unë e kam Milaim. Unë babagjyshin e kam pas hoxhë. S’muj me u ba dy herë […]
“Ti e ki emrin Avdullah, unë e kam Milaim. Unë babagjyshin e kam pas hoxhë. S’muj me u ba dy herë katolikë. Njëherë kam qenë, jam ba mysliman, s’muj me ndërru fenë ma”, tha Zeka.
Sipas Zekës, ekziston një racizëm i çmendur i BE’së ndaj vendeve me shumicë myslimane.
“LDK është anëtare e Partive Popullore Evropiane dhe aty janë të gjithë prej kancelares Merkel e tutje dhe shkojmë çdo tre muaj unë që e kam emrin Avdullah, Ismeti, Luta, Armendi dhe askush nuk na ka diskriminua për shkak të religjionit dhe asnjëherë nuk do të doja të dëgjoj këtë në një vend sepse nuk është ë vërtetë që qytetarë e Kosovës po diskriminohen nga BE për shkak të religjionit”, deklaroi Avdullah Hoti gjatë fjalës së tij, të cilës i reagoi Zeka./PERISKOPI












