Zaev tregon se kush e ndihmoi Gruevskin të arratiset

Zaev tregon se kush e ndihmoi Gruevskin të arratiset

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në debatin e mbrëmshëm në televizionin “TV 24”, ka deklaruar se ka dyshime, se në arratisjen e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski ka gisht edhe lideri aktual i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. Dyshimet vijnë, për siç tha Zaev, sepse Mickoski ka pasur takime me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban […]

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në debatin e mbrëmshëm në televizionin “TV 24”, ka deklaruar se ka dyshime, se në arratisjen e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski ka gisht edhe lideri aktual i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Dyshimet vijnë, për siç tha Zaev, sepse Mickoski ka pasur takime me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por pas takimeve nuk ka njoftuar se për çfarë kanë biseduar. Ka theksuar se ai nuk mund të vërtetojë se ndoshta në ato takime është folur edhe për arratisjen e Gruevskit.

“Kam nevojë të them edhe më shumë, por nuk kam të drejtë për shkak se hetimi ende vazhdon. Nuk është normale që ai që ka ikur nga shteti, por do ta shohim se kush është fajtor, nëse ka dikush, hetimi do të tregojë dhe ai do të japë përgjegjësi”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev ka theksuar se në ekstradimin e Gruevskit, bëhet shumë kujdes, me qëllim që mos të prishet fqinjësia me Hungarinë, e cila duhet ta votojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Do të presim dhe do të kërkojmë mënyrë që ajo të realizohet, dhe mos ta prishmi fqinjësinë. Hungaria duhet të votojë për protokollin për anëtarësim në NATO”, tha Zaev dhe ka shtuar se me Orbanin nuk do të kërkojë takim të veçantë për Gruevskin, por meqë do të vijojnë takime në Davos dhe në konferenca ndërkombëtare, do të ketë mundësi që të takohet me të dhe ta hapë temën e Gruevskit.

Zaev ka folur edhe për ligjin për amnisti, dhe ka theksuar se në këto momente, kur shteti përballet me mundësinë e realizimit të interesave strategjike, është e nevojshme që të gjithë t’i japin dorën.

“Targeti kryesor i ngjarjes së tmerrshme më 27 prill, isha unë, dhe që atëherë kam theksuar se unë fal, por kam theksuar se ajo është çështje e ndjenjave tona personale. Ne nuk mund të ndajmë drejtësi, dhe sistemi juridik duhet të funksionojë dhe për këtë kemi ofruar një vendim të tillë, ku bëhet qartë ndarja se kush ka marrë pjesë në dhunë, kush ka qenë i maskuar, kush ka qenë organizator dhe kush ishte ideatori. Përgjegjësi duhet të ketë, sepse ajo dërgon porosi se një gjë e tillë nuk do të përsëritet”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese të cilat priten të votohen më 15 janar. Megjithëse ligji për amnisti ishte parakusht për votën “për” të 80 deputetëve të pavarur, Zaev ka theksuar se nuk është e sigurt se ka 80 vota.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?