Zaev flet rreth skandalit të përgjimeve në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev nuk e konsideron problematike që disa institucione shtetërore janë furnizuar apo mund të furnizohen në të ardhmen me centrale telefonike që mund edhe t’i regjistrojnë bisedat. Në valën e aferës për përgjimin e Prokurorisë publike dhe Gjykatës Penale, ai tha se problemi qëndron në faktin se kur dhe si është shfrytëzuar opsion […]
Kryeministri Zoran Zaev nuk e konsideron problematike që disa institucione shtetërore janë furnizuar apo mund të furnizohen në të ardhmen me centrale telefonike që mund edhe t’i regjistrojnë bisedat. Në valën e aferës për përgjimin e Prokurorisë publike dhe Gjykatës Penale, ai tha se problemi qëndron në faktin se kur dhe si është shfrytëzuar opsion për regjistrimin e bisedave dhe kush ka pasur njohuri për një gjë të tillë.
“Sistem përgjimi keni edhe ju në telefonin tuaj, edhe unë në telefonim tim. Çështja është a abuzoj me këtë apo jo. Nëse dikush merr guximin që të abuzoj, duhet ta pres edhe dënimin. Për këtë, unë jam ithtar, ja këtu jam në rolin e shefit të Qeverisë, në këtë pjesë që i menaxhon të gjitha institucione sekretariati i përgjithshëm, unë, vendimi im është që mos të ketë fare. Të mos kem dhimbje koke, as unë, as dikush nga shërbimet që drejtpërdrejtë janë përgjegjës. Nuk ka nevojë”, tha Zaev.
Këtë përgjigje kryeministri e dha, i pyetur nëse në këtë moment ka institucion shtetërorë që blen central telefonik me mundësi për t’i regjistruar bisedat e telefonatave fikse. Për detaje- nëse dhe në çfarë mënyre janë abuzuar bisedat që janë regjistruar, nga Prokurori thanë se do të prononcohet prokurori publik kur ta shohë të arsyeshme. Qëndrim të ngjashëm kishte dhe ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska pasi centralin kontestues telefonik në Gjykatën penale e ka blerë ministria në vitin 2016.
Të gjitha dokumentet që janë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të dorëzohen tek organet kompetente dhe në përputhje me procedurën hetimore do të shihet se tek kush duhet praktikisht të kërkohet përgjegjësia dhe çfarë lloj përgjegjësie do të pasojë”, theksoi Deskoska, ministre e drejtësisë së Maqedonisë
Edhe opozita maqedonase kërkon përgjigje për skandalin por edhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski.
“A ka biseda edhe të prokurorëve të Prokurorisë Publike Speciale ku janë dakorduar lëndë të caktuara dhe marrja e tyre? Kush do të bartë përgjegjësi për përgjimin në Prokurorinë publike të prokurorëve publikë dhe bashkëpunëtorët e tyre të tjerë? Në konferencën e djeshme për media, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ishte i prerë se pas gjithë kësaj afere qëndron VMRO-DPMNE-ja. Ai nuk tregoi detaje e as emra, por bëri të qartë se ka të bëjë me ‘strukturat’ e qeverisë së mëparshme”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.












