Ymeri: Vetëvendosje mban inat me PSD’në, andaj nuk po e pranon rezolutën

Ymeri: Vetëvendosje mban inat me PSD’në, andaj nuk po e pranon rezolutën

Nënkryetari i PSD-së Visar Ymeri ka folur për vendimin e tij që të jetë pjesë e ekipit të dialogues mes Kosovës e Serbisë. Ymeri ka theksuar në Zona B se ka disa faktorë të fazës së dialogut të cilët e kanë bërë atë të ndryshojë mendje dhe të krijojnë ide të re sa i përket […]

Ymeri ka theksuar në Zona B se ka disa faktorë të fazës së dialogut të cilët e kanë bërë atë të ndryshojë mendje dhe të krijojnë ide të re sa i përket përfaqësimit në këtë proces. Ai ka thënë më tej se nëse Kosova është e përgatitur mirë dhe ka përfaqësim dinjitoz në Bruksel, Kosova mund të dal fituese e këtij dialogu, njofton Klan Kosova.

”Edhe Lëvizja Vetëvendosje po të përfshihej, janë dy parti politike që do t’i sillnin këtij dialogu risi”.

”Ne flasim me Serbinë mund të flasim për tema të ndryshme, por pa njohje nuk ka zbatim të asnjë marrëveshje. Pa njohje nuk ka dialog”.

”Nuk është e rëndësishme qasja që është karshi dialogut. Kryeministrat kanë pasur një qasje krejt ndryshe karshi dialogut. Nuk kanë shprehur asnjëherë cilat janë kushtëzimet karshi dialogut. Ky proces i  normalizimit të marrëdhënieve në Bruksel përfundoi për të mos thënë vdiq”.

”Presidenti Hashim Thaçi nuk ka bërë mësim. Po na tregon se cka duhet të japim por jo se cka duhet të marrim. Duhet të konkretizojmë qartë se cka duam të fitojmë ne e jo cka duan të fitojnë ata”.

”Në secilën marrëveshje mes të dyja shteteve duhet të ketë parime të aplikueshme në cfarëdo situate dhe në bazë të disa kritereve. Me sa e kam përcjell dialogun deri më tani nuk është realizuar kjo”.

Më tej Visar Ymeri në Zona B ka sqaruar se edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e po ashtu edhe Lëvizjes Vetëvendosje iu është bërë ofertë për të qenë pjesë e ekipit negociatorë por sipas tij ka disa arsye pse nuk ka zhvillime të reja sa i përkët kësaj çështje, njofton Klan Kosova.

”I kemi ofruar ftesë LDK-së edhe Vetëvendosjes që të përfshihen në këtë proces të përafrimit të qëndrimeve përpilimit të kësaj rezolute”.

”Iu bëjë apel edhe njëherë përmes këtij televizioni LDK-së e Vetëvendosjes të bëhen pjesë e këtij propozimi. Kam parë deklarimet e VV-së dhe LDK-së të cilat nuk patën asnjë vërejtje për tekstin e rezolutës”.

”Mund të jetë problemi i tyre se kjo rezolutë është propozim i yni. Kemi të bëjmë me një tendencë protagonizmi të presidentit i cili po të mundte do ta udhëheqte vet këtë proces e po ashtu kemi edhe tendencën e opozitës që thonë se do ta udhëheqnim vet”.

”Në një anë këta po mendojnë më shumë për vete sesa për territorin e Kosovës. Mënyra se si janë sjell deri tani Vetëvendosje e kam parë se po e shfrytëzojnë një diskurs popullist karshi këtij procesi në mënyrë që të marrin vota për vete.  Problemi qëndron se po përdoret një proces që mund të jetë i mirë ose tepër i keq për Republikën e Kosovës”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?