Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese përfundojnë nga mesi i janarit

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha sot se beson që ndryshimet kushtetuese do të përfundojnë deri në mes të janarit, gjë që hap mundësinë që ligjet për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, së bashku me atë mbi përdorimin e gjuhëve, të botohen në gazetën zyrtare pa nënshkrimin e presidentit George Ivanov. Sesioni për […]
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha sot se beson që ndryshimet kushtetuese do të përfundojnë deri në mes të janarit, gjë që hap mundësinë që ligjet për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, së bashku me atë mbi përdorimin e gjuhëve, të botohen në gazetën zyrtare pa nënshkrimin e presidentit George Ivanov.
Sesioni për të diskutuar ndryshimet kushtetuese është planifikuar për 9 janar, transmeton KosovaPress.
“Nëse udhëhiqemi nga përvoja, debati nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë apo gjashtë ditë”, tha Xhaferi.












