Wesley Clark për tërheqjen e trupave nga Siria: Erdogani shantazhoi Trumpin

Wesley Clark të hënën ka ngritur pyetjen nëse presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shantazoi Presidentin amerikan, Donald Trump në vendimin e tij për të hequr trupat amerikane nga Siria. “Nuk duket të ketë ndonjë arsyetim strategjik për vendimin. Dhe nëse nuk ka arsyetim strategjik për vendimin, atëherë duhet të pyesni: Pse u mor vendimi?”, tha […]
Wesley Clark të hënën ka ngritur pyetjen nëse presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shantazoi Presidentin amerikan, Donald Trump në vendimin e tij për të hequr trupat amerikane nga Siria.
“Nuk duket të ketë ndonjë arsyetim strategjik për vendimin. Dhe nëse nuk ka arsyetim strategjik për vendimin, atëherë duhet të pyesni: Pse u mor vendimi?”, tha gjenerali i ushtrisë amerikane në pension dhe ish-komandanti i NATO-s për CNN.
“Njerëzit anembanë botës po e kërkojnë këtë dhe disa nga miqtë tanë dhe aleatët tanë në Lindjen e Mesme po kërkojnë, Erdogan shantazhoi presidentin, a kishte ndonjë fitim apo diçka? rekomandimet ishin kundër tij”, shtoi ai.
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Gjenerali Clark po ashtu tha se është “shumë i shqetësuar” për tërheqjen e SHBA nga Siria sepse “nuk duket të ketë ndonjë arsye strategjike për vendimin”.












