VV i bie pishman, hoqi akuzën ndaj Haradinajt për pengim të liberalizimit përmes dhunës (Dokument)

Kërkesa e opozitës, respektivisht LDK-së dhe LVV-së, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ka ndryshuar. Në kërkesën e re të cilën e ka siguruar Periskopi, është hequr akuza që kryeministri Ramush Haradinaj dhe partnerët e tij përmes dhunës kanë penguar liberalizimin e vizave. VV u kritikua për këtë akuzë për faktin se ishte vetë ajo […]
Kërkesa e opozitës, respektivisht LDK-së dhe LVV-së, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ka ndryshuar.
Në kërkesën e re të cilën e ka siguruar Periskopi, është hequr akuza që kryeministri Ramush Haradinaj dhe partnerët e tij përmes dhunës kanë penguar liberalizimin e vizave.
VV u kritikua për këtë akuzë për faktin se ishte vetë ajo që organizonte protestë të dhunshme, e madje ndizte gaz lotsjellës në Kuvend për të ndaluar demarkimin e Malin e Zi, që ka qenë kriter për liberalizimin e vizave dhe u pengua gati për tri vite nga opozita.
Seanca do të mbahet sonte në orën 20:00, pasi Kryesia aprovoi kërkesën me ndryshimet e bëra.
Ky është dokumenti i ri:

Ndërsa ky i vjetri ku LDK dhe VV akuzojnë Haradinajn dhe partnerët për dhunë:













