VV: Haradinaj me dhunë dhe intriga pengoi liberalizimin e vizave për shumë vjet (Dokument)

Në kërkesën e deponuar te kreyparlamentari Kadri Veseliu, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme sot, partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) akuzojnë kryeministrin aktual Ramush Haradinaj se ka penguar me dhunë përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Në kërkesën, të cilën e ka siguruar Periskopi, LDK dhe LVV kërkojnë […]
Në kërkesën e deponuar te kreyparlamentari Kadri Veseliu, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme sot, partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) akuzojnë kryeministrin aktual Ramush Haradinaj se ka penguar me dhunë përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Në kërkesën, të cilën e ka siguruar Periskopi, LDK dhe LVV kërkojnë debat parlamentar mbi dështimin për liberalizimin e vizave, derisa thonë se “kryeministri i Republikës së Kosovës së bashku me partnerët e tij të koalicionit, të cilët dikur me dhunë dhe intriga po pengonin përmbushjen e kritereve të liberalizimit për viza, tani po fajësojnë Bashkimin Evropian për këto dështime të tyre”.
Ndërkohë ishe vetë Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila kishte demonstruar dhunshëm përmes protestave si dhe në Kuvend ku kishte ndezur edhe gaz lotsjellës kundër demarkacionit me Malin e zi, që ka qenë kriter për liberalizimin e vizave.
19 deputetë të LVV-së kanë nënshkruar kërkesën e opozitës për këtë debat parlamentar, ndër ta edhe vetë Albin Kurti, lideri i kësaj partie që protestonte fuqishëm kundër demarkacionit me Malin e Zi, si dhe akuzohet për ndezje të gazit lotsjellës në Kuvend.














