Vuçiq pas takimit me Dodik’un: Kosovës mund t’ia marrim disa metra nga territori i saj

Vuçiq pas takimit me Dodik’un: Kosovës mund t’ia marrim disa metra nga territori i saj

Kreu i shtetit serb, Aleskandar Vuçiq, ka thënë se Kosovës mund t’i merren disa metra territor dhe se fakti i pavarësisë së saj mund të ndryshojë. Këto komente, Vuçiqi i bëri pas takimit që zhvilloi në Beograd me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ky i fundit tha se serbët e Bosnjës duhet të kenë […]

Këto komente, Vuçiqi i bëri pas takimit që zhvilloi në Beograd me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ky i fundit tha se serbët e Bosnjës duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes, sikurse edhe serbët në veri të Kosovës.

Vuçiqi kujtoi se në takimin e fundit në Bruksel tek Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka qenë i vetëm – se të gjithë të tjerët ose e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose do ta njihnin sikur të mos ishte Millorad Dodiku në Bosnje.

“Askush s’mu përgjigj, as Zvizdiqi, as askush tjetër. Dhe këtë të gjithë e dinë. Në BeH vuajnë pse nuk janë në rrugën drejt NATO-s, ndërsa unë duhet sërish të reagoj e të them se kjo nuk është politika jonë, se Serbia nuk vuan dhe nuk dëshiron të jetë në rrugën e NATO-s. Dhe ne me këtë krenohemi, dëshirojmë vet të mbrojmë vendin tonë, qiellin tonë, sigurinë tonë”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

E kur thonë, shtoi ai, se nuk ka ndryshim kufijsh, “e dini të gjithë se çfarë nënkuptojnë me këtë në rajon – prandaj më pyesni përse jemi në situatë të vështirë”.

“Dikush duhet t’i thotë popullit – ata mendojnë se nuk guxon të ndryshojë fakti se Kosova është shtet i pavarur. Dhe nuk guxoni të merrni asnjëherë metër të asaj Kosove të pavarur, sepse nesër dikujt tjetër mund t’i bie kjo ndërmend”, deklaroi më tej Vuçiqi.

“Nuk mendoj se asgjë s’duhet të ndryshojë, përveç se duhet arritur një kompromis rreth Kosovës. Si do t’ia shpjegoj këtë unë popullit serb? Më thoni ju nga Perëndimi, me çfarë argumentesh të dal para popullit serb, me çfarë parimesh?”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?