Vuçiq i nxehur nga taksa 100%: S’ka njeri në botë, as Trumpi, që më detyron të bisedojë me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të bie nën presionin ndërkombëtar për të rinisuar bisedimet me Kosovën përderisa kjo e fundit nuk largon taksën ndaj mallrave serbe. Dialogu mes Kosovës e Serbisë është bllokuar këtë vit si pasojë e çështjeve si rishikimi i kufijve, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, refuzimi i Serbisë […]

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të bie nën presionin ndërkombëtar për të rinisuar bisedimet me Kosovën përderisa kjo e fundit nuk largon taksën ndaj mallrave serbe.

Dialogu mes Kosovës e Serbisë është bllokuar këtë vit si pasojë e çështjeve si rishikimi i kufijve, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, refuzimi i Serbisë të njohë Kosovën si shtet dhe si pasojë e bllokadës ndaj mallrave serbe në nëntor. Presidenti amerikan, Donald Trump u dërgoi letra si Vuçiqit ashtu edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kërkuar nga ata me ngulm që të arrijnë një marrëveshje.

“Nuk ka forcë në botë, e as ndonjë njeri në botë, që mund të më detyroj të flas për diçka derisa të mos tërhiqen taksat. Madje as thirrja personale e Trumpit”, tha Vuçiqi para gazetarëve sot, raporton “Bloomberg”.

Agjencia amerikane e lajmeve shkruan po ashtu se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se shteti i tij do të rrisë buxhetin ushtarak për vitin e ardhshëm për 35 për qind në 919 milionë dollarë për “t’u përgatitur kundër çdo rreziku të mundshëm, sepse në Ballkan nuk është se kemi pak rreziqe”, transmeton Koha.net.

Vuçiqi ka paralajmërur se Serbia do të reagojë për serbët në Kosovë nëse sulmohen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?