Vetura që vozitej nga shoferi i Gani Thaçit, e ku u zunë 113 kg heroinë ishte e personit që u gjet i vdekur në vendin ku u mor droga

Vetura që vozitej nga shoferi i Gani Thaçit, e ku u zunë 113 kg heroinë ishte e personit që u gjet i vdekur në vendin ku u mor droga

Prokuroria Speciale është ngarkuar me hetimin për rastin e kapjes së 113 kilogramëve heroinë në veturën tip BMW, që u zu duke kaluar kufirin nga Kosova në drejtim të Maqedonisë. Selim Qerka, Enis Qerka dhe Gent Selaci, po udhëtonin me veturën që po vozitej nga Labinot Zeneli dhe ishte nën gjurmimin e Policisë së Kosovës, […]

Prokuroria Speciale është ngarkuar me hetimin për rastin e kapjes së 113 kilogramëve heroinë në veturën tip BMW, që u zu duke kaluar kufirin nga Kosova në drejtim të Maqedonisë.

Selim Qerka, Enis Qerka dhe Gent Selaci, po udhëtonin me veturën që po vozitej nga Labinot Zeneli dhe ishte nën gjurmimin e Policisë së Kosovës, gjatë operacionit për zbulimin e një rrjeti të Narkotikëve.

Sipas Prokurorisë Speciale, vetura ka gjasë që të jetë e personit të gjetur i vdekur në një nga lokacionet, ku Policia kishte informacione që mbahej një sasi e konsiderueshme e drogës, raporton KTV.

Prokurori Special, Sylë Hoxha, thotë se nga informacionet e marra nga prokurori i lëndës, hetimet po zhvillohen edhe në pistën nëse të dyshuarit për trafikim me narkotikë kanë lidhje edhe me vdekjen e të dyshuarit e që besohet se ka ardhur nga injektimi i shtuar i mbidozës.

Sidoqoftë, Gjykata e Apelit gjatë kësaj jave, ka vendosur që të lirojë nga paraburgimi Selim Qerkën, Enis Qerkën dhe Gent Selacin derisa në paraburgim ka mbajtur Labinot Zenelin.

Hoxha thotë se nuk e komentojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, por që është i bindur se lirimi i tyre nuk do të pengojë hetimet për ndërtimin e aktakuzës, për çka aktualisht thotë të mos kenë prova të mjaftueshme.

Sidoqoftë, Gjykatat në Kosovë janë kritikuar për jokonsistencë në marrjen e vendimeve të ndryshme gjatë gjykimit të veprave penale.

Disa gjykime të javëve të fundit kanë rezultuar me të dënuar me burgim për vepra shumë më të lehta.

Në Vushtrri është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, Nasuf Strana i akuzuar për blerje të sendeve të përfituara me vepër penale.

Ai akuzohej se ka blerë një akumulator të veturës në shumën prej pesë eurosh, për të cilin, sipas prokurorisë, e ka ditur se ka qenë e vjedhur nga një e mitur.

Ndërkaq, në Lipjan është ngritur një aktakuzë ndaj një personi që ka blerë 6 pula e 2 gjela të vjedhur nga një person i tretë.

E në të njëjtën ditë, me 1 vit burgim me kusht është dënuar Ramadan Muja, pasi është gjetur fajtor për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”- korrupsion.

Jo i drejtë është vlerësuar edhe dënimi prej 7 vjetësh burg i një të riu 18-vjeçar i komunitetit ashkali, për vjedhjen e 430 eurove.

Ai u dënua, pasi Gjykata tha se ai mori pjesë në një plaçkitje të armatosur, vepër kjo e dënuar deri në 12 vjet burgim sipas Kodit Penal.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?