Veton Surroi në zyrën e Kadri Veselit (Foto)

Publicisti Veton Surroi është parë sot duke dalë nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Surroi ishte i shoqëruar nga një emër i njohur i shoqërisë civile, Luan Shllaku. Nuk bëhet e ditur se për çfarë e ka vizituar Veton Surroi sot Kadri Veselin dhe cila ka qenë arsyeja e këtij takimi. […]
Publicisti Veton Surroi është parë sot duke dalë nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Surroi ishte i shoqëruar nga një emër i njohur i shoqërisë civile, Luan Shllaku.
Nuk bëhet e ditur se për çfarë e ka vizituar Veton Surroi sot Kadri Veselin dhe cila ka qenë arsyeja e këtij takimi.
Gazeta Express ka siguruar fotografi të Surroit, pasi ka dalë nga takimi me Veselin.
Publicisti Veton Surroi ka qenë pjesë e ekipit negociator edhe në Rambuje, në vitin 1999, përkrah ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe presidentit aktual Hashim Thaçi. Për këtë të fundit, Surroi deri më sot ka shkruar disa libra kundër tij.













