Vetëvendosjes e LDK’së u mbetet hatri në Mogherinin, i shkruan letër për PSD’në

Vetëvendosjes e LDK’së u mbetet hatri në Mogherinin, i shkruan letër për PSD’në

Përfshirja e Partisë Socialdemokrate (PSD) në ekipin shtetëror të dialogut me Serbinë nuk i ka pëlqyer aspak Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Dy partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë veprim të PSD-së duke e cilësuar si mbështetje ndaj Qeverisë për t’ia zgjatur jetëgjatësinë. E në lidhje me këto zhvillime, ka folur deputeti i VV-së […]

Përfshirja e Partisë Socialdemokrate (PSD) në ekipin shtetëror të dialogut me Serbinë nuk i ka pëlqyer aspak Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë veprim të PSD-së duke e cilësuar si mbështetje ndaj Qeverisë për t’ia zgjatur jetëgjatësinë.

E në lidhje me këto zhvillime, ka folur deputeti i VV-së dhe njëherësh shef i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Glauk Konjufca.

Ai beson se paraprakisht ka pasur një marrëveshje mes PSD-së dhe Qeverisë. Ai tha se PSD-ja e ka kuptuar se e ka humbur elektoratin dhe me këtë veprim ka shtyer zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, duke e ndihmuar miratimin e buxhetit dhe duke u bërë pjesë e dialogut me Serbinë.

“Ky veprim i PSD-së e thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre dhe pushtetit. PSD-ja po i shtyn zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë dhe kjo e ka shpjegimin e vet. PSD-ja siç duket është bindur tashmë edhe vetë që nuk është një parti e cila e ka një të ardhme, e cila mund të dalë ballëhapur para elektoratit dhe ta kërkojë votën dhe përmes kërkimit të kësaj vote të shkaktojë sukses elektoral. Ata tashmë janë të bindur se nuk i kanë punët mirë dhe më racionale e kanë parë bashkëpunimin me pushtetin , veprim ky i cili do të garantohet shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë”, tha Konjufca në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai nuk beson se do të ketë efekt ekipi shtetëror dhe nuk pret se do të ketë rezultatet nga ky dialog.

Konjufca ka treguar se së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë dërguar një letër përfaqësueses së lartë të BE-së në dialogun me Serbinë, Federica Mogherinit.
“Efekti do të jetë negativ, sepse sapo PSD-ja u bë pjesë e këtij ekipi erdhi letra e Mogherinit e cila tha që është shumë mirë që opozita e gjerë u bashkua në bisedime.

Ne së bashku më LDK-në i kemi dërguar znj.Mogherini një letër ku i kemi treguar se VV-ja dhe LDK-ja i kanë 44 deputetë dhe ju po i quani 12 deputetë opozitë e gjerë. I kemi thënë që kjo nuk ka kuptim sepse mendojë që opozita e vërtet jemi ne që e kundërshtojmë keqqeverisjen dhe nuk bëhemi pjesë e lojërave”, tha Konjufca.Ai në këtë intervistë për EO, ka shpjeguar edhe arsyet që sipas tij PSD-në e bënë që të bashkëpunojë me Qeverinë.

“Këtu po shihet që ka pasur një marrëveshje mes pushtetit dhe PSD-së që dy proceset në të cilat Qeveria ka interes të veçantë që të krijojë një projekt së bashku me Presidentin që është dialogu me Serbinë dhe ky interesi tjetër që është jetëgjatësia e Qeverisë përmes miratimit të buxhetit.

Në këto dyja PSD-ja u bë faktor kyç që këto të ecin përpara. Dialogu për shkak se ata u bënë pjesë e ekipit shtetëror qeveritar i cili nga shefja e cila e përcakton formatin e dialogut u quajt ekip mbështetës për presidentin Thaçi. PSD-ja u bë pjesë e kësaj bashkë me një rezolutë e cila u mbështet më shumë prej pushtetit se sa nga PSD-ja. Për këtë rezolutë më shumë e kam dëgjuar duke folur Kadri Veselin dhe kryeministrin Haradinaj se sa PSD-në”, ka thënë Konjufca.

Ai akuzon PSD-në se e ndihmoi Qeverinë që të vazhdojnë siç tha ai me keqqeverisje.
“Tjetra është vota për buxhetin që është esenciale që të vazhdoj kjo Qeveri edhe një vit shtesë për shkak se sipas rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Kosovës rënia e buxhetit për një Qeveria do të thotë shkuarja shumë shpejtë e vendit në zgjedhje. Këtë e parandaloi PSD-ja duke ia mundësuar Qeverisë që të vazhdojë e pa shqetësuar këtë keqqeverisje”, tha Konjufca.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?