Veseli për vizitë zyrtare në SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se nesër do të ketë udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Veselit, çdo vizitë nga personalitetet e shtetit është pozitive.“Do të shkoj në vizitë zyrtare në SHBA. Çdo vizitë e çdo personaliteti në SHBA është pozitive. Aleati kryesor i ynë në shtet-ndërtim janë […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se nesër do të ketë udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Veselit, çdo vizitë nga personalitetet e shtetit është pozitive.“Do të shkoj në vizitë zyrtare në SHBA. Çdo vizitë e çdo personaliteti në SHBA është pozitive. Aleati kryesor i ynë në shtet-ndërtim janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fuqizimin e shtetit dhe në rrugëtimin tonë euroatlantik, aty janë edhe SHBA-të. Kam takime në Uashington, në Nju Jork, do të kem takime edhe në shtetin e Ajovës”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje rreth takimeve dhe temave për të cilat do të bisedohet.












