Veseli mblodhi Kryesinë e Kuvendit sërish, ka dilema me kërkesën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të diskutuar kërkesën e opozitës për të mbajtur seancën të jashtëzakonshme, si pasojë e dështimit për liberalizimin e vizave. LDK dhe LVV kanë kërkuar debat mbi dështimin për liberalizimin e vizave, derisa thonë se “kryeministri i Republikës së Kosovës së bashku me partnerët […]
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të diskutuar kërkesën e opozitës për të mbajtur seancën të jashtëzakonshme, si pasojë e dështimit për liberalizimin e vizave.
LDK dhe LVV kanë kërkuar debat mbi dështimin për liberalizimin e vizave, derisa thonë se “kryeministri i Republikës së Kosovës së bashku me partnerët e tij të koalicionit, të cilët dikur me dhunë dhe intriga po pengonin përmbushjen e kritereve të liberalizimit për viza, tani po fajësojnë Bashkimin Evropian për këto dështime të tyre”.
Ndërkohë ishe vetë Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila kishte demonstruar dhunshëm përmes protestave si dhe në Kuvend ku kishte ndezur edhe gaz lotsjellës kundër demarkacionit me Malin e zi, që ka qenë kriter për liberalizimin e vizave.
Kryeparlamentari Veseli tha se ka dilema në lidhje me kërkesën e opozitës nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, AAK-së si dhe PSD-së.
“Nuk ka dhënë sqarime [opozita]… sido që të jetë edhe dy deputetë që nuk janë prezentë sepse janë në ShBA dy prej të cilëve kanë nënshkruar. Po e thërrasë Kryesinë e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare, do të mundohemi sa më shpejtë duke u munduar që të bëjë veprime si kryetar që të mos shënojmë precedent që keqpërdoret ne raste të ardhshme”, ka thënë ai duke ftuar deputetët që të qëndrojnë në sallë deri në përfundimin e mbledhjes së kryesisë.
Seanca ishte paraparë për në orën 16:00.












