Versioni i LDK-së për nënshkrimet e falsifikuara: I mblodhëm një javë më herët

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po mohon kategorikisht falsifikimin e nënshkrimeve të deputetëve të opozitës në kërkesën e saj dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me dështimin mbi vizat. Megjithëse kjo seancë është kërkuar të mbahet një ditë pas vizitës së komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, […]
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po mohon kategorikisht falsifikimin e nënshkrimeve të deputetëve të opozitës në kërkesën e saj dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me dështimin mbi vizat.
Megjithëse kjo seancë është kërkuar të mbahet një ditë pas vizitës së komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, që tha dje se vizat nuk do të mund ë hiqen deri në vitin 2020, deputeti Arben Gashi nga LKD tha për Periskopin që nënshkrimet janë mbledhur një javë më parë.
Duet se LDK e ka ditur më parë lajmin e keq që dha Hahn.
Sepse në listën e nënshkrimeve të grupit të LDK-së që kërkoi debat për këtë dështim figurojnë nënshkrimet e tre deputetëve, dy prej të cilat fizikisht ndodhën në Amerikë derisa një nuk ka dhënë fare nënshkrim.
Deputetja Doruntina Maloku dhe Vjosa Osmani Sadriu gjenden në Amerikë ku kanë marrë pjesë në homazhet për presidentin tashmë të ndjerë amerikan George HW Bush. Ndërsa, Teuta Rugova mësohet nga burimet e periskopit se nuk ka nënshkruar fare atë kërkesë të opozitës.
Jo rrallëherë Teuta Rugova nuk iu është bashkuar partisë në nismat parlamentare.
Gashi I tha Periskopit se Kryetari I Kuvendit Kadri Veseli po do të sabotojë kërkesën e tyre për debat dhe ka mohuar falsifikimin e nënshkrimeve.
“Janë lojëra”, tha ai. Kur u pyet se kur i mblodhën nënshkrimet dhe kur u nisën deputetët për në Amerikë ai tha se “I kanë mbledhur nënshkrimet një javë më parë”.
Falsifikimi i nënshkrimeve është vepër penale.












