Vdes Paddy Ashdown

Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare Paddy Ashdown, ish-përfaqësues i lartë ndërkombëtar për Bosnjë e Hercegovinën dhe politikani i njohur britanik. Partia e Liberal Demokratëve që e kishte udhëhequr dikur, ka njoftuar se ai vdiq pas diagnostifikimit me kancer të fshikëzës në muajin e kaluar. “Me dhimbje njoftojmë se Paddy Ashdown vdiq sonte pas […]
Partia e Liberal Demokratëve që e kishte udhëhequr dikur, ka njoftuar se ai vdiq pas diagnostifikimit me kancer të fshikëzës në muajin e kaluar.
“Me dhimbje njoftojmë se Paddy Ashdown vdiq sonte pas një sëmundjeje të shkurtër. Ai do kujtohet nga të gjithë në parti si një mik i dashur dhe koleg, dhe si dikush që dha një kontribut të pafund për të çuar përpara kauzën tonë’, thuhet në njoftimin e partisë, transmeton Periskopi.
Kujtojme që Ashdown, e konsideronte si jashtëzakonisht të rrezikshme idenë për ndryshimin e kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë./Periskopi/












