Vdes ish-ushtari i UÇK’së

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni – raporton Periskopi. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë humanisti Halil Kastrati, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij. “Nga Mekka e Bekuar lutemi per ty vella Avni. Allahu xhennetin ta dhashte?. Ngushllime familjes e Zoti Sabrin […]
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë humanisti Halil Kastrati, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij.
“Nga Mekka e Bekuar lutemi per ty vella Avni. Allahu xhennetin ta dhashte?. Ngushllime familjes e Zoti Sabrin ju shtofte”, ka shkruar Kastrati.
Avni Hysenin i cili dikur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vëllai i tij Adnani ka qit në shitje gjithë pasurinë për ta shëruar Avninë.
Ai kishte qenë në kujdes intensiv për javë të tëra.
Ndihmë atij i kishte premtuar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili kishte qenë epror i tij gjatë luftës./PERISKOPI













