“Ushtria ruse në Serbi garanton sigurinë në Ballkan”

“Ushtria ruse në Serbi garanton sigurinë në Ballkan”

Viktor Kolbanovski, drejtor i Qendrës ballkanike për bashkëpunim ndërkombëtar dhe anëtar i partisë së Putinit “Rusia e bashkua”, në një shkrim publikuar në portalin EADaily, ka thënë se konflikti i Kosovës tash për tash zë vend të veçantë në sferën e interesave të sigurisë kombëtare të Federatës së Rusisë, transmeton Koha.net. Për këtë arsye, ka […]

Për këtë arsye, ka thënë ai, prania ushtarake e Rusisë në Serbi do të mundë ta pengonte ashpërsimin ushtarak në rajon.

“Fakti se situata në Ballkan më 17 dhejtor ka qenë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit për Siguri të Federatës së Rusisë, dëshmon se rajoni po hyn në fokusin e interesave të sigurisë kombëtare ruse. Pos problemeve ushtarako – politike lidhur me zgjerimin e NATO-s në Ballkan, ashpërsimi i konfliktit të Kosovës do të sjellë valë të reja masive refugjatësh, rritje të përnjëhershme të shumë aktiviteteve terroriste dhe ektremiste si dhe shtim të trafikimit të narkotikëve. Duke provokuar kaosin e përgjakshëm në Ballkan, i cili mund të shkaktojë edhe shpërbërjen e BE-së, amerikanët me siguri dëshirojnë që “t’ua lexojnë mësimin aletëve të vet evropianë, të cilët nuk e ndjekin gjithmonë kursin amerikan dhe t’i përforcojnë pozita e veta si xhandar kontinental i Evropës. Por, për Moskën, për të cilën shumë vende evropiane mbeten edhe më tej të rëndësishme, ndër të tjera edhe si partnerë evropianë, ky skenar është krejtësisht i papranueshëm. Për këtë arsye, konflikti i Kosovës zë vend të posaçëm në sferat e sigurisë kombëtare të Fedetarës së Rusisë”, citon “gazeta e Beogardit “novosti” të ketë shkruar Kolbanovski.

Sipas këtij analisti rus, formimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor, i jep zjarr ashpërsimit të konfliktit në Kosovë. Por Kolbanovksi thotë ta ketë gjetur ilaçin kundër këtij konflikti:

“Zgjidhje është vendosja e një kontingjenti ushtarake rus në Serbi që do të ndihmonte modernizimin e ushtrisë serbe. Baza ushtarake amerikane në Bondsteel në fakt është bërë qendër e trajnimeve për shqiptarët e Kosovës. Aktualisht, BE me përkrahje të SHBA-së e të NATO-s insiston që Serbia ta nënshkruajë me Kosovën marrëveshjen detyruese gjithëpërfshirëse që do ishte bazë për pranimin e Kosovës në NATO e në OKB”, ka shkruar ndër të tjera ai duke tërhequr vërejtjen që Beogradi të mos nënshkruajë asnjë marrëvshje me Kosovën por që me një “lutje t’i drejtohet Moskës për ndihmë ushtarake përfshirë edhe vendosjen e një kontingjenti ushtarak rus në Serbi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?