Ushtria e Kosovës zyrtarizohet nesër

Ushtria e Kosovës zyrtarizohet nesër

Thaçi theksoi se për Ushtrinë janë vonuar pesë vjet kot. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se nesër do t’i nënshkruaj ligjet për Ushtrinë dhe se nesër do zyrtarizohet themelimi i ushtrisë së Kosovës. Thaçi e ritheksoi se Ushtria e Kosovës është e koordinuar me partnerët ndërkombëtar. Sipas Thaçit kanë shkuar pesë vjet kot pa […]

Thaçi theksoi se për Ushtrinë janë vonuar pesë vjet kot.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se nesër do t’i nënshkruaj ligjet për Ushtrinë dhe se nesër do zyrtarizohet themelimi i ushtrisë së Kosovës.

Thaçi e ritheksoi se Ushtria e Kosovës është e koordinuar me partnerët ndërkombëtar.

Sipas Thaçit kanë shkuar pesë vjet kot pa ushtri, pasi sipas tij ka pasë mundësi që brenda 2014-ës të themelohet.

“Shpesh jam ndier shumë i vetmuar në angazhimet dhe përkushtimet e mija me ndërkombëtarët për me themelu ushtrinë, por është mirë që në fund i gjithë spektri politik ka votu”, tha Thaçi.

Ndërsa, në pyetjen që gazetarja e lajmi.net e ka pyetur presidentin se çka do të humbë Kosova nëse arrihet një marrëveshje finale me Serbinë pasi kjo e fundit vazhdimisht deklaron se nuk do të heq dorë nga Mitrovica Veriore, Ujmani, Asociacioni..?

Thaçi ka thënë se nga arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, vendi ynë e fiton njohjen nga Serbia dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian.

“Po tregoj më së pari se çka fiton se aty jam i fokusuar. Do të thotë e fiton njohjen nga Serbia, e fiton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian nëse arrihet marrëveshja dhe unë shpresoj që do të arrihet dhe besoj në atë drejtim. E fiton njohjen globale sepse do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe nuk kemi më nevojë të shkojmë sikur nëpër INTERPOL dhe e fiton të ardhmen e sigurt për në NATO dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, nëse Kosova nuk arrinë marrëveshje e fiton një izolim të plotë ndërkombëtar.

“Çka nëse nuk arrin marrëveshje me fajin e vet, e fiton një izolim të plotë ndërkombëtar, moszhvillim, regres, papunësi edhe një gjendje që nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës. Prandaj asnjë lider i vendit nuk guxon të mbajë peng të drejtën e qytetarëve të Kosovës dhe dëshirën e qytetarëve të Kosovës që të lëvizin më shpejt drejt së ardhmes evropiane. E di që ka tillë që mund të thonë se po mirë jemi kështu, natyrisht se mirë janë kryeministrat, presidenti, ministrat, edhe deputetët mund të jenë mirë por qytetarët e vendit nuk janë mirë dhe nuk mund të vazhdohet me këtë status quo”, ka deklaruar presidenti.

Sipas tij, kjo status quo është regres për vendin tonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?