Ulja e çmimit të rrymës për serbët në veri, lajm i rremë

Ulja e çmimit të rrymës për serbët në veri, lajm i rremë

Një vendim i vitit të kaluar që uli çmimin e rrymës për qytetarët e Kosovës, u keqinterpretua nëpër media sot si ‘zbritje e çmimit të rrymës për komunat veriore’ Lajmi se ‘komunave me shumicë serbe në Kosovë’, i është liruar çmimi i rrymës qarkulloi nëpër ballinat e mediave online duke e shpërndarë një informatë të […]

Një vendim i vitit të kaluar që uli çmimin e rrymës për qytetarët e Kosovës, u keqinterpretua nëpër media sot si ‘zbritje e çmimit të rrymës për komunat veriore’

Lajmi se ‘komunave me shumicë serbe në Kosovë’, i është liruar çmimi i rrymës qarkulloi nëpër ballinat e mediave online duke e shpërndarë një informatë të pasaktë.

Këto tituj si duket derivuan nga një deklaratë e Izet Rushitit, anëtar i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që raportoi sot para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

ZRrE, që është organi përgjegjës për rregullimin e tarifave të energjisë, sot raportoi lidhur me zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, të miratuara nga Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 9 shkurt 2018.

Një vendim i ZRrE-së , në vitin 2012 kishte bërë që shpenzimet e energjisë elektrike që bëheshin në komunat veriore, t’u faturoheshin qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës, në emër të ‘humbjeve të energjisë’.

Ky vendim u pezullua nga Gjykata themelore dhe ajo e Apelit pas padisë që bëri Zyra e Avokatit të Popullit që konsideroi se pagesa e qytetarëve për shpenzimet e dikujt tjetër, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Këtë fakt e përmendi sot Izet Rushiti, që mund të shihet edhe në videon e postuar nga agjencia e lajmeve EkonomiaOnline e që u keqinterpretua nga mediat e tjera.

“Pas vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit më 11.09.2017 mbi shtyrjen e vendimit ose ekzekutimit të vendimit 399 i vitit 2012, ZRrE ka ndërprerë mbulimin e kostove për furnizimin me energji elektrike për komunat veriore dhe njëherit pas këtij vendimi është bërë edhe zbritja e çmimeve sipas vendimit që është marrë nga ZRrE dhe nga 1 dhjetori, çmimi i energjisë elektrike është zbritur për 3.5 për qind dhe nga kjo datë është ndërprerë mbulimi i kostove për furnizim me energji elektrike për këto komuna”, tha Rushiti sot në Komisionin Parlamentar, shkruan Kallxo.com.

L

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?