Uji i gazuar, gjërat që nuk i keni ditur…

Uji i gazuar, gjërat që nuk i keni ditur…

Uji i gazuar është pije e cila nuk përmban sheqer, yndyra as kalori, ndërkaq e hidraton organizmin. Kur një sasi e vogël e gazit të dyoksid karbonit zbërthehet në ujë nën presion krijohet thartira e butë karbonike e cila ujit i jep notën e vezulluese dhe të gëzueshme. Mirëpo ky ende është ujë. Kjo procedurë […]

Uji i gazuar është pije e cila nuk përmban sheqer, yndyra as kalori, ndërkaq e hidraton organizmin.

Kur një sasi e vogël e gazit të dyoksid karbonit zbërthehet në ujë nën presion krijohet thartira e butë karbonike e cila ujit i jep notën e vezulluese dhe të gëzueshme. Mirëpo ky ende është ujë.

Kjo procedurë quhet karbonizim dhe mund të aplikohet në ujëra minerale të cilat përmbajnë minerale të ndryshme ose në lëngje të ëmbla, siç janë tonikët dhe cola.

Uji i gazuar është i parrezikshëm dhe i dobishëm.

Keri Gans, nutricionist nga Nju-Jorku, thekson që “uji i gazuar është njësoj hidratues dhe i shëndetshëm dhe që flluskat në të i shtojnë vetëm shije të butë”.

Ai rekomandon që të shtoni në ujë të gazuar fletë të mentës së freskët, copa kastraveci të prerë në rrathë, limon apo ndonjë pije tjetër të freskët. Në atë mënyrë, drejtpërdrejt në organizëm fusni freski dhe kthjelltësi.

Kristi King, dietist i lartë klinik në Texas Children’s Hospital, Houston, thotë që hulumtimet klinike tregojnë padëmshmërinë e ujit të gazuar për kockat dhe smaltin e dhëmbëve.

Erozioni i dhëmbëve është rezultat i pijeve të cilat janë të ngopura me sheqer në bashkëveprim me karbonizimin. Ato pije janë soda dhe lëngjet.

Flluskat në ujin mineral të gazuar ndihmojnë tretjen, posaçërisht të ushqimit të yndyrshëm dhe lehtësojnë zbrazjen e zorrëve.

Në këtë mënyrë, zvogëlohet masa trupore dhe ndihmon pastrimin e organizmit.

Kur stomakun e keni të balancuar, atëherë edhe gjendja shpirtërore është më e mirë.

Doktorët e Klinikës Mayo thonë që uji i gazuar është njësoj i shëndetshëm si edhe uji i zakonshëm.

E vetmja gjë me rëndësi është që në ditë të pimë sasi të mjaftueshme uji, në mënyrë që të plotësohen nevojat për hidratim./GazetaObserver.com

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar