Turqia: Ne do ta luftojmë ISIS’in në Siri edhe pa Amerikën

Turqia: Ne do ta luftojmë ISIS’in në Siri edhe pa Amerikën

Turqia u zotua të hënën se lufta kundër Shtetit Islamik nuk do të ngadalësohet, edhe pas tërheqjes së SHBA-ve nga Siria, ku rebelët e mbështetur nga Ankaraja përforcuan pozicionet e tyre rreth qytetit të Manbij. Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit Tayyip Erdogan hodhi poshtë shqetësimet se tërheqja e urdhëruar nga Presidenti i SHBA Donald Trump […]

Turqia u zotua të hënën se lufta kundër Shtetit Islamik nuk do të ngadalësohet, edhe pas tërheqjes së SHBA-ve nga Siria, ku rebelët e mbështetur nga Ankaraja përforcuan pozicionet e tyre rreth qytetit të Manbij.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit Tayyip Erdogan hodhi poshtë shqetësimet se tërheqja e urdhëruar nga Presidenti i SHBA Donald Trump do të lejonte Shtetin Islamik të rifitonte territorin e humbur në Siri, gjatë këtyre viteve të betejës.

“Si pjesë e koalicionit global për të mposhtur ISIS, ne do të dëshironim të shprehim përsëri se nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë në tokën siriane, tokën e Irakut ose tokën turke”, tha Kalin në një konferencë shtypi. Ai shtoi se nuk do të ketë përçarje apo ngadalësim të luftës kundër grupit militant.

Erdogan dhe Trump ranë dakord në një telefonatë të dielën për të vendosur një koordinim ushtarak dhe diplomatik për të parandaluar një vakum të fuqisë që të zhvillohet pasi Shtetet e Bashkuara të tërhiqen.

Një komision i zyrtarëve ushtarakë të SHBA do të vizitojë Turqinë këtë javë për të diskutuar hollësitë e tërheqjes me homologët e tyre, tha Kalin, duke shtuar se Turqia do të rriste koordinimin edhe me Rusinë në Siri.

Rusia mbështet Presidentin sirian Bashar al-Assad, ndërsa Turqia ka mbështetur rebelët që luftojnë kundër tij. Të dy vendet arritën një marrëveshje në shtator për të krijuar një zonë të çmilitarizuar në rajonin Idlibit, bastioni i fundit i madh rebel.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?