Tsipras-Vuçiqit: Prishtina hodhi naftë në zjarr me taksën dhe ushtrinë, e di se për ju është shumë e vështirë

Hedhje e naftës në zjarr. Kësisoj kryeministri grek Alexis Tsipras ka komentuar sot në Beogard vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia si dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Shefi i Qeverisë greke pas takimit që pati atje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq bëri me dije se gjatë takimit […]
Hedhje e naftës në zjarr. Kësisoj kryeministri grek Alexis Tsipras ka komentuar sot në Beogard vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia si dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Shefi i Qeverisë greke pas takimit që pati atje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq bëri me dije se gjatë takimit folën mbi këto dy tema dhe rreth asaj se “Prishtina nuk po kontribuon në stabilitetin në rajon”.
Ai ka thënë se është mjaft e vështirë për Serbinë të qëndrojë e fortë përballë këtyre provokimeve.
“Për shkak se provokime të tilla mund të ndikojnë në emocionet e qytetarëve serbë, por ju duhet të qëndroni të fortë. Dua të dënoj këto aksione të fundit që ka ndërmarrë Kosovës duke hedhur naftë në zjarr dhe dua t’iu them se kemi mbështetjen tonë të plotë për të gjetur zgjidhje”, ka thënë ai. /Periskopi/












