Trump’i i vetmi lider në G20 që nuk nënshkroi kundër ndryshimeve klimatike

Trump’i i vetmi lider në G20 që nuk nënshkroi kundër ndryshimeve klimatike

Presidenti amerikan, Donald Trump ishte lideri i vetëm në Samitin e G20 në Argjentinë, që refuzoi të nënshkruajë një deklaratë për të luftuar ndryshimet klimatike. Në përfundim të konferencës së Buenos Aires, drejtuesit e forumit që përbëhet nga 19 vende si dhe nga Bashkimi Evropian ranë dakord të rregullojnë sistemin e tregtisë botërore – por […]

Në përfundim të konferencës së Buenos Aires, drejtuesit e forumit që përbëhet nga 19 vende si dhe nga Bashkimi Evropian ranë dakord të rregullojnë sistemin e tregtisë botërore – por vetëm 19 prej tyre ranë dakord të mbështesin marrëveshjen e Parisit në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Deklarata thotë se 19 shtetet anëtare përsëritën angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes së klimës së Parisit, përveç SHBA-së e cila përsëriti vendimin e saj për t’u tërhequr.

Marrëveshja jo-detyruese u arrit pas bisedimeve të vështira gjatë gjithë natës nga diplomatët. Trump vazhdon të mbetet skeptik i ndryshimeve klimatike, transmeton Periskopi.

Në një intervistë të marten për The Ëashington Post, Presidenti Trump tha se dyshonte në konsensusin shkencor se planeti po bëhet më i ngrohtë për shkak të ndotësve të bërë nga njeriu që po lëshohen në ajër.

“Një nga problemet që shumë njerëz si unë, kemi nivele shumë të larta të inteligjencës, por ne nuk jemi domosdoshmërisht besimtarë të tillë”, tha Trump.

Kur u pyet nëse ndryshimi i klimës është shkaktuar nga njerëzit, Trump tha: “Sa për atë nëse është bërë nga njeriu dhe nëse janë apo jo efektet për të cilat po flisni që janë aty, nuk e shoh, nuk është aspak sikurse duket ‘.

Javën e kaluar, Qeveria federale lëshoi ​​një raport të gjerë me gjetjet se ndryshimi i klimës do t’i kushtojë ekonomisë amerikane me qindra miliarda dollarë deri në fund të shekullit, duke dëmtuar çdo gjë, nga shëndeti i njeriut,  infrastruktura dhe prodhimet bujqësore.

Megjithatë, Trump të hënën tha se nuk beson në gjetjet e arritura nga administrata e tij.

“Nuk besoj,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për tubime në Misisipi./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?