Trump e thotë qartë: SHBA, jo më “policët” e botës

Trump e thotë qartë: SHBA, jo më “policët” e botës

Në një vizitë surprizë të mbajtur në dy baza ushtarake në Irak dhe Gjermani me rastin e Krishtlindjeve, presidenti amerikan Donald Trump ka falendëruar trupat ushtarake të vendit për shërbimin e tyre nëpër botë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se misionet në vendet e Lindjes e Mesme do të marrin fund së shpejti pasi […]

Në një vizitë surprizë të mbajtur në dy baza ushtarake në Irak dhe Gjermani me rastin e Krishtlindjeve, presidenti amerikan Donald Trump ka falendëruar trupat ushtarake të vendit për shërbimin e tyre nëpër botë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se misionet në vendet e Lindjes e Mesme do të marrin fund së shpejti pasi luftërat po i kushtojnë mjaft buxhetit të shtetit amerikan, ndërsa mosshlyerja e detyrimeve nga vendet e prekura është e padrejtë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur vendimin e tij rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Siria duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të luajnë më rolin e “policit” në botë.

Gjatë një vizite të papritur në një bazë ushtarake në Irak, së bashku me zonjën e parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e justifikoi veprimin e fundit me arsyen se luftërat nëpër botë janë kthyer në një barrë financiare për buxhetin amerikan.

Trump: Nuk duhet të lejojmë më që vendet të përfitojnë nga dashamirësia jonë dhe të shfrytëzojnë ushtrinë tonë të jashtëzakonshme për t’u mbrojtur. Këto vende duhet të fillojnë të paguajnë për shërbimet që marrin.

Presidenti Trump informoi se tërheqja e rreth 2 mijë trupave amerikane nga Siria do të vijojë sipas planit, pasi kanë pasur kohën e mjaftueshme për të mposhtur grupin xhihadist ISIS.

Përpara kthimit sërish në Uashington, çifti presidencial vijoi një tjetër takim të shkurtër në një hangar avionësh në Gjermani, ku ndodheshin qindra pjesëtarë të personelit ushtarak amerikan.

Të mbledhur me rastin e Krishtlindjeve, Trump dhe Zonja e parë u përshëndetën dhe u fotografuan bashkë me ushtarët pa uniforma, disa prej të cilëve prisnin që të merrnin autografe në kapelat e bejsbollit të sigluara me shprehjen “Ta bëjmë Amerikën të madhërishme si më Parë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?