Tri modelet përmes të cilave SHBA mund të futet në dialogun Kosovë-Serbi

Tri modelet përmes të cilave SHBA mund të futet në dialogun Kosovë-Serbi

Letra e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dërguar në adresë të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksander Vuçiq, tregonte hapur interesin amerikan për t’u përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi për gjetjen e një zgjidhje finale e historike, që do të festohej në Washington. Por cilat mund të jenë format e përfshirjes […]

Por cilat mund të jenë format e përfshirjes së SHBA-së në këtë proces? Sipas mediumit serb ‘Danas’, SHBA-ja në këtë proces mund të përfshihet në tri forma.

E para mund të titullohet “Modeli i Kissingerit”. Një model që do të përfshinte Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare, John Bolton. Megjithatë ky model nuk është shumë i mundshëm, pasi të dy politikanët amerikan nuk duket se kanë dëshirë të marrin një detyrë aq të vështirë, e cila kërkon shumë kohë.

Një formë tjetër e përfshirjes së SHBA-së në negociata, sipas burimeve të gazetës, mund të jetë “Modeli i Holbrukut”, që do të nënkuptonte përfshirjen e një të dërguari të nivelit të lartë për bisedime.

“Ky model ka të bëjë me dikë që ka një përvojë të gjatë diplomatike, që do të gëzonte besimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe që do të punonte ngushtë me Sekretarin e Shtetit. Në rastin e Kosovës ky model është më i mundshëm se ai i Kissingerit, por mbetet për t’u parë se kujt do t’i besojë më shumë presidenti i SHBA-së, duke pasur parasysh temperamentin e Trumpit dhe ndërrimin e shpeshtë që ai iu bën bashkëpunëtorëve”, ka thënë ky diplomat për ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.

Një formë e tretë e përfshirjes amerikane në dialogun Kosovë-Serbi, diplomatët thonë se është ‘Modeli Tradicional”. Në këtë kontekst, diplomatë me karrierë të gjatë mund të përfshihen në negociata, dhe krejt në fund të procesit mund të bashkohen edhe Presidenti i SHBA-së ose Sekretari i Shtetit, për të finalizuar marrëveshjen, dhe për të përgatitur ceremoninë nënshkrimit. Por një model i tillë shihet si i pa mundur, shkaku që shumë ekspertë të jashtëm të politikës janë larguar, ose Administrata e Trumpit i ka pushuar ata.

Megjithatë këta diplomatë në kushte anonimiteti për “Danas” thonë se pavarësisht se SHBA-ja është e interesuar për të gjetur një zgjidhje për Kosovën “ Momentalisht administrata e Trumpit nuk është e koordinuar për këtë dhe ka ankesa për mungesë të planifikimit strategjik të Shtëpisë së Bardhë, dhe situata pritet që të vështirësohet edhe më tej pas Janarit, kur Demokratët pritet të marrin Dhomën e Përfaqësuesve”.

Ndërkohë sa i përket deklarimeve të Daçiqit se SHBA-ja po synon të gjej një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë të modelit Egjipt-Izrael, diplomatët thonë se një zgjidhje e tillë nuk mund të vijë shumë shpejt, pasi që aty bëhet fjalë për njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?