Tri linja të autobusëve zgjasin orarin e punës deri pas mesnatës për Vitin e Ri

Tri linja të autobusëve zgjasin orarin e punës deri pas mesnatës për Vitin e Ri

Ndërrimi i moteve në kryeqytet është planifikuar të bëhet me një koncert, në të cilin nga ora 23:00 e deri pas mesnatës do të performojnë artistë të njohur të skenës muzikore. Por, për qytetarët që vendosin ta presin Vitin e Ri në sheshin “Zahir Pajaziti”, fillimisht nuk ishte paraparë që të organizohej transport publik edhe […]

Ndërrimi i moteve në kryeqytet është planifikuar të bëhet me një koncert, në të cilin nga ora 23:00 e deri pas mesnatës do të performojnë artistë të njohur të skenës muzikore.

Por, për qytetarët që vendosin ta presin Vitin e Ri në sheshin “Zahir Pajaziti”, fillimisht nuk ishte paraparë që të organizohej transport publik edhe pas orës 00:00.

Këtë ia kishte thënë KTV-së shefi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj.

Por, ai, pas interesimit të KTV-së, ka treguar se kanë vendosur që ta zgjasin orarin e qarkullimit të autobusëve deri në ora 2:00 pas mesnate.

“Më 31 dhjetor do të kemi qarkullim të zgjatur, në mënyrë që t’u ofrojmë shërbim qytetarëve me rastin e Vitit të Ri”, ka thënë Lulzim Rexhepaj, kryeshef i “Trafikut Urban”.

Qytetarët do të paguajnë biletën si çdo ditë tjetër, derisa në dispozicion të tyre do të jenë tri linja të autobusëve.

“Orari do të jetë më i veçantë, do të jetë çdo 15 minuta dhe jo të gjitha linjat. Kemi paraparë tri linja të cilat frekuentojnë në qendër të qytetit, është linja 1, 3 dhe 4. Këto tri linja do të vazhdojnë qarkullimin edhe pas orës 22:00, deri në ora 02:00”, ka thënë Rexhepaj.

Ndërsa, qytetarët e shohin të nevojshme zgjatjen e orarit të punës së autobusëve të trafikut urban. Ata thonë se shërbimet nga operatorët privatë janë në shtrenjta gjatë orëve të vona.

Komuna kishte organizuar transport publik deri në orën 02:00 pas mesnate, për festivalin “Sunny Hill” gjatë verës. Në ditë të zakonshme, transport publik ka vetëm deri në orën 22.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?