Thaçi: Vuçiqit në OKB i fola për krimet e Serbisë si pjesëtarë i UÇK-së dhe president i shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Zona B” të Klan Kosovës, ka komentuar fjalimin e tij në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) të thirrur nga Serbia dhe Rusia me rastin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se presidentit serb Aleksandar […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Zona B” të Klan Kosovës, ka komentuar fjalimin e tij në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) të thirrur nga Serbia dhe Rusia me rastin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Thaçi ka thënë se presidentit serb Aleksandar Vuciq vetëm ia ka rikujtuar se Serbia është agresori.
Dhe këtë tha se e ka bërë edhe si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) edhe si president i shtetit.
“E kam potencuar shpesh në ambiente të ndryshme në takime të ndryshme, të nivelit më të ngushtë apo më të gjerë ndërkombëtar dhe e kam theksuar qartë krimet që ka kryer Serbia në Kosovë. Sikurse që kanë folur të gjithë liderët e Kosovës, shoqatat e të drejtave të njeriut, etj. Por përderisa Serbia vazhdon me gënjy botën për atë çka ka ndodh në Kosovë kur dihet botërisht se kush është agresori natyrisht nuk mund të lejojmë që ajo të bëhet para botës, të bëhen drama të tilla. Prandaj e kam bërë të qartë, atij që ju si president keni qenë pjesë e atij regjimi që ka kryer masakra e në rreth 13 mijë civilëve shqiptarë dhe askush ende nuk është dënuar apo akuzuar në Serbi. Shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra dhe askush në Serbi apo nga organet ndërkombëtarë nuk është thirrur apo akuzuar nga Serbia. Gjithashtu edhe 20 mijë gra të dhunuara nga aparati i Serbisë, dhe askush nuk u dënua”, ka thënë Thaçi.












