Thaçi nuk e ka kundërshtuar taksën 100% ndaj Serbisë, thotë Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka kundërshtuar taksën për produktet serbe, si dhe ka komentuar idenë e Agim Bahtirit për bashkim të Mitrovicës. Haradinaj ka deklaruar se nuk ka marrë ndonjë qëndrim negativ nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, lidhur me vendosjen e taksës […]
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka kundërshtuar taksën për produktet serbe, si dhe ka komentuar idenë e Agim Bahtirit për bashkim të Mitrovicës.
Haradinaj ka deklaruar se nuk ka marrë ndonjë qëndrim negativ nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, lidhur me vendosjen e taksës 100 për qind. Haradinaj ka shtuar po ashtu se Qeveria është e autorizuar për të marrë vendim.
“Ky vendim është ligjor dhe është në përputhje me autorizimet kushtetuese ligjore që ka Qeveria. Jemi të autorizuar nga institucionet si presidenti, mandatimi në Kuvend dhe vendimi i marrë është kompetencë e qeverisë, nuk kemi bërë veprim jo-kushtetues. Nuk kam parë kundërshtim nga presidenti, të paktën nuk kemi marrë shkresë ku e ka deklaruar se është kundër. Ju e dini se kemi qenë në konsultë me partnerët e qeverisë për këtë temë”, ka thënë Haradinaj.
Tutje Haradinaj është deklaruar edhe për kërkesën e Kryetarit të Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri për bashkimin e veriut dhe jugut në një Mitrovicë të vetme.
“Çdo komunë, pra si p.sh, Deçani nuk ka autorizime me marrë vendime për Junikun, pra komunat janë horizontal, as Juniku për Deçanin. Janë vendim të dhëna vetëm për një autoritet, pra Bahtiri dhe Mitrovica e jugut nuk kanë fuqi vendimmarrje për ndonjë komunë tjetër, cilado qoftë. Është vullnet i mirë i tyre dhe një kërkesë që buron tek institucionet pra varet më pas çfarë bëhet me të.Pra, ne kemi kërkesa të shumta, por jo të gjitha gjejnë rezultat”, ka shtuar i pari i Qeverisë












