Thaçi flet për ndejën me Veselin e Bahtirin: Ka qenë pa diskutime politike, me folklor patriotik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për fundvit ka folur për ndejën në Mitrovicë me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin e kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin – raporton Periskopi. Në këtë ndejë Thaçi thotë se u ftua nga Veseli dhe se aty nuk është diskutuar për çështje politike. “Kam qenë i ftuar nga […]
Në këtë ndejë Thaçi thotë se u ftua nga Veseli dhe se aty nuk është diskutuar për çështje politike.
“Kam qenë i ftuar nga Veseli në një ndejë private, 30-40 veta, miq të mi, bashkëluftëtarë, pa të cilët do të kishte pavarësi. Atë ditë i kam pasur tri ndeja. Zakonisht shkoj. Ka qenë ndejë e mirë pa diskutime politike, me folklor patriotik të nivelit emocionues. S’ka pas diçka politike”, ka thënë Thaçi në konferencë./PERISKOPI












