Thaçi: Do të kërkoj rritjen e pagave për Ushtrinë e Kosovës (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shtruar drekë ushtarëve të Kosovës. Tha se si president i Kosovës dhe si Komandant Suprem i saj, do të kërkojë rritje të pagave për ushtrinë e Kosovës. Kështu deklaroi Thaçi, transmeton Periskopi deklaratën e tij para mediave: “Sot kisha kënaqësinë që së bashku me gjeneralin Rama dhe me […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shtruar drekë ushtarëve të Kosovës. Tha se si president i Kosovës dhe si Komandant Suprem i saj, do të kërkojë rritje të pagave për ushtrinë e Kosovës.
Kështu deklaroi Thaçi, transmeton Periskopi deklaratën e tij para mediave:
“Sot kisha kënaqësinë që së bashku me gjeneralin Rama dhe me ushtarë të Kosovës të kemi një drekë të përbashkët dhe puna më e mbarë që të ndodhë kjo është pas kthimit të KS të OKB’së ku edhe një herë u verifikua botërisht mbështetja e miqve dhe partnerëve tonë për ushtrinë e Kosovës. Jam këtu në një drekë krejt të lirë për t’I shërbyer ushtarët e Kosovës, e hëngrëm një drekë të përbashkët dhe t’iu uroj festat e fundvitit. Ishte një kënaqësi e veçantë. Kemi një unanimitet të plotë për t’i dhënë mbështetje ushtrisë së Kosovës. Kam vendosur si President i Kosovës, si komandant Suprem i Kosovës, t’i propozoj Qeverisë rritjen e pagave për ushtarët tonë. Shpresoj që Qeveria do ti përgjigjet pozitivisht thirrjes time”, tha ai./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/378152379603004/












