Thaçi: Ashdown, zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO’s në Kosovë

Presidenti i vendit ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e diplomatit britanik Paddy Ashdown, mik i Kosovës. Thaçi shkruan se ai i ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë, transmeton Periskopi. Ashdown vdiq dje në moshën 77 vjecare, pas një sëmundjeje të shkurtër. Vuante nga […]
Thaçi shkruan se ai i ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë, transmeton Periskopi.
Ashdown vdiq dje në moshën 77 vjecare, pas një sëmundjeje të shkurtër. Vuante nga kanceri në fshikëz.
Ja postimi i plotë:
Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdoën. Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Ashdoën ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës. Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe popullit britanik. HTH












