Tetë vjet pas përjashtimit, Siria bëhet sërish anëtare e Ligës Arabe

Shtetet e Ligës Arabe janë duke bërë hapa për ripranimin e Sirisë në Ligën Arabe, tetë vjet pasi vendi ishte përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të shtypjes së tmerrshme të protestave paqësore kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad. Sipas disa burimeve, pritet që Siria të rikthehet si anëtare e Ligës Arabe brenda vitit të ardhshëm. […]
Shtetet e Ligës Arabe janë duke bërë hapa për ripranimin e Sirisë në Ligën Arabe, tetë vjet pasi vendi ishte përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të shtypjes së tmerrshme të protestave paqësore kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Sipas disa burimeve, pritet që Siria të rikthehet si anëtare e Ligës Arabe brenda vitit të ardhshëm. Duke qëndruar krah për krah me princin saudit dhe autokratin egjiptas, rikthimi i Assadit në këtë organizatë po vlerësohet si vdekje e “pranverës arabe” pasi shpresat për revolucione popullore po shtypen nga gjenerata e re e të fuqishmëve të Lindjes së Mesme.
Siria ishte përjashtuar nga Liga Arabe në vitin 2011 për shkak të kundërpërgjigjes së dhunshme ndaj protestave opozitare. Sidoqoftë, përdorimi i dhunës nuk e kishte ndërprerë kryengritjen që më vonë u shndërrua në luftë civile.
Burimet e gazetës britanike “The Guardian” kanë bërë të ditur se ekziston një konsensus gjithnjë më i gjerë në mesin e 22 vendeve anëtare për pranimin e Sirisë në Ligën Arabe, shkruan “The Guardian












