Tensione të reja, Rusia paralajmëron Turqinë: Rri jashtë Sirisë

Rusia ka paralajmëruar Turqinë që të mos e pengojë Qeverinë e Sirisë që t’i kthejë prapa territoret që ishin marrë nën kontroll nga trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përderisa Erogan po përgatitet që t’i luftojë kurdët në një qytet të Sirisë. Ministria e Jashtme në Kremlin ka thënë se pret që territoret t’i […]

Ministria e Jashtme në Kremlin ka thënë se pret që territoret t’i kthehen forcave të Assadit, pas njoftimit për tërheqje të forcave amerikane në javën e kaluar, një vendim që ka befasuar aleatët, duke shkaktuar edhe dy dorëheqje në zyrën e Trump, shkruan Periskopi.

Turqia ka thënë se është duke punuar me Uashingtonin për tërheqjen e trupave amerikane, por thotë se mbetet e  vendosur që t’i shfarosë aleatët kurdë të SHBA-së nga Manbiji në veri të Sirisë.

Sot janë publikuar fotografi që dëshmojnë se Turqia po transporton artilerinë e saj ushtarake në kufi me Sirinë.

Po ashtu, edhe trupat e Assadit dhe forcat ruse kanë nisur zbarkimin në vijën e frontit përreth qytetit.

Dje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka theksuar se territoriet në lindje të Sirisë do të duhej që t’i jepeshin nën kontroll Qeverisë së Sirisë, sipas të drejtës ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se nuk di detaje nga plani i tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, por ka shtuar se vendimi do të ndihmojë marrëveshjen paqësore që të implementohet.

“Nëse ndodh tërheqja e trupave, do të kishte një impakt pozitiv”, ka thënë Zakharova. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?