Telefonin e Ramajt e konfiskoi njësiti për mbrojtje të afërt të Thaçit

Telefonin e gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramaj, e kanë konfiskuar policët e njësitit për mbrojtje të afërt të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Policia po vazhdon ta mbajë të konfiskuar telefonin e Ramajt, dhe këtë ende pa vendim të Gjykatës. Aktualisht, Saranda Ramaj ndodhet në Stacionin Policor nr. 4, në Prishtinë, ku është dërguar […]
Telefonin e gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramaj, e kanë konfiskuar policët e njësitit për mbrojtje të afërt të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Policia po vazhdon ta mbajë të konfiskuar telefonin e Ramajt, dhe këtë ende pa vendim të Gjykatës.
Aktualisht, Saranda Ramaj ndodhet në Stacionin Policor nr. 4, në Prishtinë, ku është dërguar për t’u marrë në pyetje.
Për këtë punë është caktuar pikërisht polici i cili kishte mbyllur rastin e djalit të shefit të AKI-së e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që ishte zënë me drogë e armë, skandal për të cilën kishte shkruar Ramaj.
Gazetarja Ramaj ka refuzuar që të përgjigjet para këtij polici, për shkak të konfliktit të interesit. Aktualisht po pritet prokurorja kujdestare, që është Merita Shala.












