Të paktën 15 të vrarë në ditën e zgjedhjeve në Bangladesh

Zyrtarët policorë të Bangladeshit kanë njoftuar se të paktën 15 persona janë vrarë në ditën kur po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Në këto zgjedhje, kryeministrja aktuale, Sheikh Hasina, po synon ta fitojë mandatin e tretë me radhë. Ushtria është shpërndarë në tërë vendin me qëllim të parandalimit të dhunës. Vendi është përballur me dhunë edhe […]

Ushtria është shpërndarë në tërë vendin me qëllim të parandalimit të dhunës. Vendi është përballur me dhunë edhe në zgjedhjet e mëparshme, të cilat kishin mbetur nën hijën e pjesëmarrjes së ulët të votuesve dhe bojkotit nga grupi më i madh opozitar.

Partia “Aëami”, e udhëhequr nga kryeministrja 71-vjeçare, është në pushtet nga viti 2009 dhe i kishte fituar zgjedhjet e fundit, të mbajtura në janar të vitit 2014. Prej asaj kohe, Hasina është akuzuar për autoritarizëm dhe shtypje të medieve e figurave kundërshtare. Grupet për të drejtat e njeriut dhe krerët opozitarë kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve mund të manipulohet, ndonëse autoritetet kanë premtuar transparencë gjatë këtij procesi.

Pritet që fituese e zgjedhjeve të shpallet sërish kryeministrja aktuale. Njëra ndër arsyet më të forta për këtë parashikim është fakti se rivali i saj kryesor, Khaleda Zia, është i paraburgosur nën akuzën për korrupsion, shkruan “CNN”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?