Të mbijetuarit e aksidentit tragjik të së shtunës dërgohen në Turqi për shërim

Dy personat të cilët kanë shpëtuar në aksidentin e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, po trajtohen në QKUK, përkatësisht në Klinikën Intensive. Familjarët prapa kamerave, kanë treguar për Kohavisionin, se gjendja e tyre është e rëndë dhe në çdo moment po presin që t’i largojnë nga Kosova, raporton KTV. Familjarët kanë thënë se […]

Dy personat të cilët kanë shpëtuar në aksidentin e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, po trajtohen në QKUK, përkatësisht në Klinikën Intensive.

Familjarët prapa kamerave, kanë treguar për Kohavisionin, se gjendja e tyre është e rëndë dhe në çdo moment po presin që t’i largojnë nga Kosova, raporton KTV.

Familjarët kanë thënë se trajtimi i tyre atje është mundësuar nga banka TEB, në të cilën ata janë punëtorë.

Ndërkaq, Lulzim Syla, mjeku i cili i ka pranuar ata në emergjencë, përmes telefonit, i ka thënë KTV-së se gjendja e tyre është e rëndë dhe nga emergjenca i kanë bartur në Klinikën Intensive për trajtim të mëtejmë.

Ndërkaq, në këtë aksident kanë vdekur dy persona, Kaltrina Hoti 31 vjeçe dhe Learta Sopjani 23 vjeçe, të dyja punëtore në bankën TEB.

Të aksidentuarit dhe viktimat po ktheheshin nga ndeja e fundvitit, organizuar nga kjo bankë.

Ndërkaq, përgjatë vitit 2018, 86 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 121 është numri i të vdekurve në këto aksidente.

Brenda vitit janë shënuar 5 mijë e 706 raste të aksidenteve me të lënduar, ku kanë pësuar 11 mijë e 336 persona. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?