Të helmuar dhe të harruar nga shteti, flasin viktimat e helmimit në vitet e ’90-ta (Video)

Të helmuar dhe të harruar nga shteti, flasin viktimat e helmimit në vitet e ’90-ta (Video)

Emrat e më shumë se 1500 ish-nxënësve dhe punëtorëve të helmuar në vitin 1990 nga Podujeva, të premten u tentua të dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo për të kërkuar ndihmën juridike të kësaj Gjykate, për të mësuar se si të veprohet tutje në rrugën drejt padisë për Serbinë në Gjykatën e Strasburgut, raporton […]

Emrat e më shumë se 1500 ish-nxënësve dhe punëtorëve të helmuar në vitin 1990 nga Podujeva, të premten u tentua të dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Kjo për të kërkuar ndihmën juridike të kësaj Gjykate, për të mësuar se si të veprohet tutje në rrugën drejt padisë për Serbinë në Gjykatën e Strasburgut, raporton KTV.
Ai që provoi ta dorëzojë lëndën në Gjykatë, Nazmi Bajra, ish-punëtor i arsimit në atë kohë, i cili edhe vetë pësoi nga helmimi, doli i dëshpëruar.
Ai tha se lënda nuk iu pranua.

Bajra derisa rrëfeu përjetimet e ditës tragjike të helmimit të nxënësve shqiptarë në një shkollë të Podujevës, e që shumica prej tyre kanë mbetur me pasoja të shumta, tha se asnjë avokat deri tash nuk ka pranuar të merret me këtë lëndë.

Për këtë shkak, sipas tij, nuk po munden të vetëm ta përgatisin dokumentacionin në përputhje me procedurat ligjore për padi, e cila më pas do të dorëzohej në Gjykatën e Strasburgut.

Ky i helmuar po e kërkon edhe ndihëm e Qeverisë që e njëjta ta padisë Serbinë pasi ka të drejtë ose çështjen ta hedhë në tavolinën e bisedimeve finale me Serbinë.
Avokati Skënder Musa shpjegon se secili individ që pretendon se u helmua dhe ka fakte, mund të ngritë padi për shkelje drastike të të drejtave themelore të njeriut pranë Gjykatës së Strasburgut.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë me avokatët e saj mund ta përgatisë padinë për secilin individë të helmuar ose ekzekutivi i vendit të angazhojë avokat për ta bërë një gjë të tillë.

Musa shton se mundësi për padi ka edhe Avokati i Popullit dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, por assesi Gjykata Kushtetuese.
Podujeva nuk ishte e vetmja komunë që pësoi nga helmimi.

Një helmim masiv i nxënësve nëpër shkolla ku kryesisht mësonin shqiptarët, filloi në mars dhe vazhdoi gjatë gjithë muajve të pranverës së vitit 1990.
Numri i të prekurve nga helmimi toksik arriti në rreth 8000. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?