Taksa që hapi vende pune: Kompanitë vendore rrisin prodhimin deri në 40 %

Taksa që hapi vende pune: Kompanitë vendore rrisin prodhimin deri në 40 %

Avniu kishte tre vjet pa punë. Me rritjen e prodhimit në fabrikën e Sylejman Konushevcit, pas vënies së taksës prej 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, u punësuan 20 persona. Ndër ta edhe Avniu. “Jam i papunë qe tre vjet, por, pata fatin që kësaj radhe në kompaninë “Bio Oil” që në mesin […]

Avniu kishte tre vjet pa punë. Me rritjen e prodhimit në fabrikën e Sylejman Konushevcit, pas vënies së taksës prej 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, u punësuan 20 persona. Ndër ta edhe Avniu.

“Jam i papunë qe tre vjet, por, pata fatin që kësaj radhe në kompaninë “Bio Oil” që në mesin e 20 të punësuarve të jem edhe unë aty. Jemi duke punuar mirë, puna po ecën mirë. Falë taksës që i ka vënë Qeveria e Kosovës Serbisë dhe Bosnjës. Jam i kënaqur me këtë punë dhe besoj se sa do të zgjasë kjo taksë qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë më të presin para ambasadave për të ikur nga Kosova”, shprehet Avni Glloboderi, një punonjës.

“Diku afër 40 për qind është rritur shitja dhe prodhimi. Kështuqë, kemi qenë të detyruar të punësojmë njerëz pasi që kërkesat e tregut çdo ditë po rriten”, deklaron Sylejman Konushevci, pronar i një kompanie.

Ministri i Zvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, theksoi se ka pasur takime me pronarët e bizneseve të vendit nga të cilat është bërë e ditur se taksa ka ndikuar në rritjen e konsumit të prodhimeve vendore e cila, gjithashtu, ka ndikuar në luftën kundër papunësisë.

“Kur po bisedojmë me prodhuesit vendor, të gjithë po raportojnë për rritje të prodhimit. Kur ndikon në rritje të prodhimit, ndikon edhe në rritje të punësimit. është shumë herët të flasim për statistika për rritjen e punësimeve por po e përsëris që është një trend pozitiv te të gjitha bizneset”, tha Valdzin Luka, ministër i MZHE-së.
Përmirësimi i gjasave për punësim për qytetarët e Kosovës paraqet sfidë për zhvillimin shoqëror e ekonomik, mirëpo, kosovarët janë më optimistë që tash e tutje do të krijohen më shumë vende të punës dhe papunësia do të zbutet./TCH/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?