Taksa 100 %, Shqipëria ia kalon Serbisë

Taksa 100 %, Shqipëria ia kalon Serbisë

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme të Kosovës tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.2% në muajin nëntor 2018, në raport me muajin e njëjtë të vitit 2017. Përkthyer në shifra, sivjet deficiti është 240,2 milionë euro e vjet ishte 230,5 milionë. Në muajin nëntor […]

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme të Kosovës tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.2% në muajin nëntor 2018, në raport me muajin e njëjtë të vitit 2017.

Përkthyer në shifra, sivjet deficiti është 240,2 milionë euro e vjet ishte 230,5 milionë.

Në muajin nëntor nga Kosova dolën mallra në vlerë mbi 34 milionë euro, e erdhën mallra në vlerë rreth 275 milionë euro.

“Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2018 kishte vlerën 34,7 milionë euro, ndërsa importi 274,9 milionë Euro, ku është një rritje prej 15.4% për eksport dhe një rritje prej 5.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e ASK-së, raporton www.kallxo.com.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 36.4 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 13.5 për qind produktet minerale, 12.8 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8.1 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6.4 për qind prodhimet bimore, 3.8 për qind artikujt e ndryshëm të prodhuar, 3.2 për qind tekstili dhe artikujt prej tij etj.

Mallrat që erdhën më shumë në Kosovë ishin produkte minerale, makineri e pajisje mekanike.

“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.9% e përbëjnë prodhimet minerale, 12.2% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 10.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.8% mjetet e transportit, 6.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 6.4% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij, 6.0% prodhimet e industrisë kimike etj.”, bën të ditur komunikata.

Kosova bleu 126 milionë euro mallra nga BE-ja, i shiti 10 milionë

Në muajin nëntor Kosova eksportoi mbi 10 milionë euro mallra drejt vendeve të Bashkimit Europian, me partner kryesor Gjermaninë.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10,4 milionë euro, ose rreth 30.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.5%), Holanda (4.2%), Sllovenia (3.6%), dhe Italia (3.0%).”, tregon komunikata.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 126 milionë euro, ose 45.8 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9.8 për qind.

Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania 11.0 për qind, Italia 5.1, Greqia 4.1, Franca 3.7, Sllovenia 3.5 për qind etj.

Shqipëria partneri kryesor i Kosovës në shkëmbimin në vendet e CEFTA-s

“Në muajin nëntor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15,3 milionë euro, ose 44.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 1.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.6%), Maqedonia (10.5%), Serbia (8.3%), dhe Mali i Zi (6.9%)”, tregojnë statistikat e ASK-së, raporton KALLXO.com.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin nëntor 2018 arritën në 55,8 milionë euro, ose 20.3 për qind e importeve të përgjithshme, me një rënie prej 23.6 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria 7.4 për qind, Serbia 5.6, Maqedonia 5.5 dhe Bosnja e Hercegovina me 1.1 për qind.

Mbi 8 milionë euro mallra u eksportuan në vendet tjera të botës. Partneri kryesor për eksport është India.

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,8 milionë euro, ose 25.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden India (14.3%) dhe Zvicra (7.8%)“, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 93 milionë euro, ose 33.9 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia 11.2 për qind dhe Kina 10.3 për qind.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?