Syla: Situata politike e Kosovës është në ‘gjendje kome’

Publicisti Valon Syla i ftuar në emisionin “IMAZH” të RTK’së, bashkë me nënkryetarin e LDK’së dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë folur për situatën e fundit politike në Kosovë dhe dialogun me shtetin e Serbisë. Syla ka thënë se situata politike në Kosovë gjendet në një ‘komë politike’, pasi sipas tij kështu […]
Publicisti Valon Syla i ftuar në emisionin “IMAZH” të RTK’së, bashkë me nënkryetarin e LDK’së dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë folur për situatën e fundit politike në Kosovë dhe dialogun me shtetin e Serbisë.
Syla ka thënë se situata politike në Kosovë gjendet në një ‘komë politike’, pasi sipas tij kështu siç është situata as nuk mund të bisedohet me Serbinë, as të menaxhohet Kosova e as të rrëzohet Qeveria, shkruan gazetametro.net.
“Kështu si jemi nuk mund as të negociojmë, as të menaxhojmë me Kosovën, as të rrëzojmë një Qeveri që është veç është e rrëzuar, por kjo situatë politikë në Kosovë do ta kisha quajtur një komë politike”, tha Syla.
Sipas tij zgjedhjet në janar ose shkurt në Republikën e Kosovës nuk janë mbajtur kurrë, por një marrëveshje mes LDK’së dhe partive tjera mund të shpije deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.
“Zgjedhjet në janar ose shkurt në Kosovë nuk janë mbajtur asnjëherë, por ndoshta një garanc e LDK’së për zgjedhje, ose të përmbushet një marrëveshje mes LDK’së dhe partive të tjera”, tha Syla.
Haziri po ashtu u pajtuar me termin dhe situatën politike duke e quajtur edhe ai këtë si një ‘komë politike’, por ai tha se Kosova është në gjendje jo të mirë dhe së kjo Qeveri do ta ketë vështirë në lidhje me dialogun e Kosovës, shkruan gazetametro.net.
Nënkryetari i LDK’së tha se letra e Trump’it e bën të qartë se kryesuesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë presidenti i vendit.
Ai shtoi se anëtarët e ekipit negociator janë vetëm si ndihmës të presidentit dhe asgjë më tepër.
“Ata të ekipit negociator vetëm do t’i shkojnë prapa presidentit, do të mbajnë letra, do të njoftohen me katune, do të merren me statistika. Ata janë vetëm ndihmës dhe asgjë tjetër. Të gjithë e dijnë që kryesuesi i dialogut është presidenti i vendit” tha Haziri.
Kujtojmë se para disua muajsh Haziri, ka thënë se Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet t’i bashkangjiten Kosovës. /Periskopi












