Spitali i Podujevës ende jofunksional, akuza ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Spitali i Podujevës ende jofunksional, akuza ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Që nga viti 2016-të kur ishte marrë vendim nga Ministria e Shëndetësisë për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, vit pas viti ishte premtuar se ky spital do të jetë i gatshëm për të ofruar shërbime për qytetarët e kësaj komune, por, edhe sot kur jemi në përfundim të vitit 2018-të, ky spital ende […]

Mosfunksionalizmi i këtij spitali po i detyron qytetarët e Podujevës të udhëtojnë me kilometra në drejtim të  Prishtinës, për të marrë shërbimet e nevojshme. Pasi Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në këtë komunë nuk i posedon kushtet dhe kapacitetin e duhur për tretman.

Mospasja e një spitali të tillë e detyron Rrahim Berishën, të udhëtoi shpesh drejt QKUK-së. Për mosfunksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, ai fajëson nivelin lokal edhe atë qendror.

“Masi s’ka spital nuk është mirë, duhet me kqyrë ku mundesh mu trajtue pak ma mirë, secili njeri ka qef mu trajtue ma mirë nëse është pa qef, na këtu për çdo sen duhet me shku në Prishtinë. Po normal se nuk është, spitali duhet me kërkuar atë spital, këtu nuk e kemi, ne shkojmë në Prishtinë. Më bie shpesh me shku. Po sigurisht pushtetet këtu edhe pushtetet ma të nalta, d.m.th pushtetet e Komunës Podujevës edhe pushtetet që janë në nivel të shtetit”, tha Berisha

Ndërsa për Ali Bajokun, një neglizhim i tillë duke hedhur fajin tek njëri-tjetri, përbënë një mentalitet jugosllavë të qeverisjes. Ardhja e shpeshtë e tij në Prishtinë, për çdo gjë, përbënë një dhunim të madh.

“Po vet fakti që është në pyetje shëndeti duhet me ditë që vështirësitë janë të shumëfishta. Këtu jo që u dashtë më pas, po u dashtë kaher me pas, po fatkeqësisht neglizhenca jonë, tash jo ky ka faj, jo ky ka faj. Bile qeverisja jugosllave ka lanë pasoja të mëdha, sepse kur është për mirë jam unë aty, kur është për keq kurrë nuk di kush është. E tash në këtë drejtim na përcjell edhe për spitale edhe për çdo gjë në jetë. Mua po se po, së pari për dhamë kam shkuar disa herë, mirëpo i kam edhe të familjes, edhe të farefisit, kjo është një dhunim i madhë”, tha ai

Ndërsa për drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Zaim Thaçi, bllokimi po ndodhë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai disa herë e përsëritë se komuna nuk ka përgjegjësi për mosfunksionalizmin e këtij spitali dhe kompetencat për këtë i ka Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë e ka për obligim t’i planifikojë investimet kapitale për mallrat e shërbimet, si dhe për resurset humane.

“Në vitin 2016 ka kaluar në kompetencë, me një vendim të Qeverisë, d.m.th ekziston vendimi që ky objekt ka kaluar në kompetencë të ministrisë, ka kaluar me emrin Spitali i Podujevës. Me atë vendim të gjitha kompetencat i merr Qeveria, në fakt, i merr Ministria e Shëndetësisë dhe përmes Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka për obligim me i planifikuar edhe investimet kapitale, mallrat, shërbimet edhe resurset humane, d.m.th mbetet komplet në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Thaçi.
Sipas tij, nuk ka arsye pse Komuna e Podujevës me blloku punën, kur dihet se qytetarët e Podujevës kanë nevojë për këto shërbime.

“Komuna e Podujevës ka interes që çdo ditë, çdo moment më herët që të hapet me qëllim me përfituar qytetarët e saj. Absolutisht që nuk mundemi me paraqit obstruksione për një diçka që ne kemi përfitim, qytetarët tanë kanë përfitim me marrë shërbime të nivelit sekondar”, tha Thaçi.

E krejt epilogun e kësaj pune, drejtori i Shëndetësisë, Zaim Thaçi, e sheh në vitin 2019 nga investimet kapitale që duhet t’i planifikojë Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë përmes Shërbimit Spitalor Klinik Universitar duhet me fillu. Unë shumë po shpresoj që ata kanë planifiku çështje të tillë, deri në këtë moment po shpresoj se ata kanë planifikuar si investime kapitale, po flas për vitin 2019. Investime kapitale, resurset humane edhe mallrat-shërbimet të gjitha obligimet që i ka për me funksionalizuar një spital sikur qysh është i Podujevës”, tha ai

Për ushtruesin e detyrës së Drejtorit të QKMF-së në Podujevë, Fazli Llugaliu, funksionalizmi i Spitalit të Përgjithshëm do të rriste shërbimet ndaj pacientëve, mbarëvajtja e punës do të ishte më e mirë, si dhe do të shkarkonte ngarkesën që i bëhet QKUK-së në Prishtinë.

“Kishte me u lehtësuar shumë punën edhe QKMF-së, po edhe mbarëvajtja e punës më e mirë, po edhe shërbimet kishin me qenë shumë më cilësore, ishte shkarkuar në njëfarë mënyre edhe QKUK-ja në Prishtinë”, tha ai

Pacientët që janë në dializë e kanë shumë të vështirë të udhëtojnë drejtë Prishtinës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Sipas Llugaliut, kostoja e tyre është e madhe, e që e bënë të domosdoshëm funksionalizmin e këtij spitali.

“Ne i kemi me statistikë mbi 46 pacientë që kostoja e tyre është shumë e madhe, vetëm transportimi i tyre, e lëre më mundi që bëhet, përmes mjeteve tona në QKUK në Prishtinë, atëherë kishte qenë mëse e domosdoshme funksionalizimi i dializës në spitalin që e kemi si objekt në oborrin tonë”, tha Llugaliu.

Edhe pse KosovaPress ka kontaktuar përmes e-mailit dhe telefonit, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë./

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?