Skandaloze! 64 aksidente brenda vetëm 24 orëve, dy prej tyre me të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur mbi 60 aksidente komunikacioni, dy prej tyre me fatalitet dhe 19 me të lënduar. Siç njofton Policia në raportin e saj 24 orësh, 45 aksidente kanë qenë pa të lënduar, ndërsa 19 me të lënduar e në dy prej tyre ka pasur edhe të vdekur, […]
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur mbi 60 aksidente komunikacioni, dy prej tyre me fatalitet dhe 19 me të lënduar.
Siç njofton Policia në raportin e saj 24 orësh, 45 aksidente kanë qenë pa të lënduar, ndërsa 19 me të lënduar e në dy prej tyre ka pasur edhe të vdekur, shkruan gazetametro.net.
Është fjala për aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, ku si pasojë kanë vdekur dy femra, K.H 31 vjeç dhe L.S 23 vjeç, ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe dy meshkuj, të cilët po trajtohen në QKUK.
Kurse aksident me fatalitet pati mbrëmë edhe në Skenderaj, si pasojë e plagëve të marra pasi u goditë nga një veturë, ka vdekur E.B 13 vjeç dhe motra e tij mbeti e lënduar por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe pas temperaturave të ulëta në vendin tonë dhe reshjeve të borës, disa nga rrugët e Kosovës janë bërë të pakalueshme dhe të vështira për ngasësit e veturave.
Kujtojmë se ka pasur apel nga Ministria e Infrastrukturës dhe Policia, për kujdes në komunikacion./Periskopi












