Skandal i Pedofilisë në Kishën Ortodokse serbe, rasti po hetohet nga Londra

Skandal i Pedofilisë në Kishën Ortodokse serbe, rasti po hetohet nga Londra

Nga mosbesimi se nuk po e gjejnë drejtësinë në Beograd, ju janë drejtuar gjykatës në Londër. Gjashtë viktima të gjinive dhe moshave të ndryshme, kanë akuzuar priftërinjtë dhe klerin e Kishës Ortodokse Serbe për abuzime, dhunë seksuale dhe pedofili. Kisha dhe Shteti Serb po hesht, po ashtu edhe mediat, përveç të përditshmes ‘Danas’ në Beograd, […]

Nga mosbesimi se nuk po e gjejnë drejtësinë në Beograd, ju janë drejtuar gjykatës në Londër. Gjashtë viktima të gjinive dhe moshave të ndryshme, kanë akuzuar priftërinjtë dhe klerin e Kishës Ortodokse Serbe për abuzime, dhunë seksuale dhe pedofili. Kisha dhe Shteti Serb po hesht, po ashtu edhe mediat, përveç të përditshmes ‘Danas’ në Beograd, transmeton gazetametro.net

Avokati shtetas britanik Mladet Kesar, ka pranuar për gazetën liberale serbe ‘Danas’ se ka filluar procesi gjyqësor kundër Kishës Ortodokse Serbe për abuzime seksuale të priftërinjve ndaj 6 besimtarëve të tyre, në këtë rast, viktima seksuale.

Akuzat janë ngritur në një nga gjykatat në Londër, ku pritët të bëhet publike data e fillimit të procesit gjyqësorë, transmeton gazetametro.net.

Asnjë nga priftërinjtë nuk do të gjykohet individualisht, por akuza i drejtohet tërësisht Kishës Ortodokse Serbe (KOS), sepse kjo e fundit mban përgjithësi për sjelljen e gjithë klerit të saj, autoqefalik.

Abuzimet seksuale kanë ndodhur në dioqeza të ndryshme në shtetin e Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe Kroacisë. Ndërsa, gjashtë viktimat; dy dhjakë (murgj), dy gra dhe, një 19 vjeçari, student i shkollës fetare ortodokse, i cili vdiq në mënyrë të dyshimtë në vitin 1999, janë viktimat që po kërkojnë drejtësinë. Viktima e gjashtë është edhe nëna e 19 vjeçarit, e cila për vdekjen e tij, akuzon Peshkopin tashmë të pensionuar, Vasilie Kacavenda, për të cilin kërkojnë drejtësi në Londër, për shkak se ata nuk i besojnë gjykatave serbe nga frika se ndikohen nga politika dhe fuqia e madhe e KOS.

“Ne besojmë se kjo është në interesin publik jo vetëm për shkak se viktimave u mohohet mbrojtja ligjore në vendet e tyre të origjinës. Numri i pedofilëve në Kishën Ortodokse Serbe është i panjohur, por sigurisht se nuk është i vogël. Ata janë të mbrojtur dhe priftërinjtë shpesh lëvizin nga një dioqezë në tjetrën, duke përfshirë edhe ato jashtë. Ne mendojmë se nuk përjashtohet që priftërinjtë të prirur ndaj një sjelljeje të tillë, tashmë janë transferuar në vendet perëndimore ose mund të transferohen në të ardhmen”, ka thënë avokati i mbrojtjes Kesar.

Disa media serbe kanë kërkuar përgjigje rreth kësaj teme nga Kisha Ortodokse Serbe, por nuk i janë përgjigjur. Poashtu, ky lajm është heshtur, edhe nga mediat kryesore nacionale serbe. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?