S’ka autostradë sivjet, Lekaj s’e di a do ta gjobisin Bechtel Enka-n

S’ka autostradë sivjet, Lekaj s’e di a do ta gjobisin Bechtel Enka-n

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përfundimisht ka konfirmuar se autostrada “Arbën Xhaferi” nuk ka gjasa të lëshohet për qarkullim brenda këtij viti, ashtu siç është e paraparë në kontratën e Qeverisë me Bechtel-Enkan Qytetarët që frekuentojnë rrugën Prishtinë-Shkup edhe për një kohë do të udhëtojnë nëpër rrugët e tejzgjatura, pasi autostrada nuk është e gatshme […]

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përfundimisht ka konfirmuar se autostrada “Arbën Xhaferi” nuk ka gjasa të lëshohet për qarkullim brenda këtij viti, ashtu siç është e paraparë në kontratën e Qeverisë me Bechtel-Enkan

Qytetarët që frekuentojnë rrugën Prishtinë-Shkup edhe për një kohë do të udhëtojnë nëpër rrugët e tejzgjatura, pasi autostrada nuk është e gatshme për t’u lëshuar për qarkullim. Në të kundërtën, autostrada shkurton distancën mes dy kryeqyteteve, Prishtinës dhe Shkupit.

Ministri, Pal Lekaj, thotë se i tërë segmenti i rrugës ka përfunduar përveç urës. Ai beson se autostrada do të jetë shumë shpejt e qarkullueshme, ndërsa për vonesat e shkaktuara të këtyre punimeve do të shikohet kontrata me Bechtel-Enkan, e cila edhe mund të gjobitet.

“Sa i përket autostradës “Arbën Xhaferi” kontrata është e nënshkruar që punimet të përfundojë për vitin 2018, sipas disa parashikimeve shihet se autostrada nuk do të lëshohet për përdorim. Tërë segmenti i rrugës është përfunduar përveç urës. Sa i përket urës janë punët specifike nuk guxojmë të rrezikojmë projektin”, tha Lekaj, të martën.

Më tej Lekaj, tha se nuk mund të përcaktojnë ndonjë gjobë pa u shikuar kontrata dhe pa u siguruar se ku ka shkelje. Ministri theksoi se kontrata e Qeverisë me Bechtel-Enkan do të respektohet në përpikëri.

“Do të shikojmë kontratën në pikë e presje dhe do të respektohet në përpikëri. Gjithë ajo që përfshihet në kontratë do ta implementojmë në përpikëri. Nuk mendoj që do të ketë shumë zgjatje të punimeve, varet prej kohës”, përfundoi Lekaj.

Muaj më parë konsorciumi turko-amerikan “Bechtel & Enka”, e ngarkoi Qeverinë Haradinaj me një faturë prej 53.1 milionë euro, për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve ose thanë se i ndërpresin punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi” për ta dërguar lëndën në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Pas kësaj Qeveria Haradinaj mori vendim që ta shlyejë këtë borxh, për të cilin thuhet se nuk është paguar ende.

Pritjet janë që kjo autostradë të shkurtojë largësinë në mes të dy kryeqyteteve (Prishtinë-Shkup) dhe të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes më të lehtë të njerëzve nga të dy vendet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?