Si u prit në Prishtinë letra e Ish- Presidentit Bush drejtuar Millosheviqit? (Video)

Si u prit në Prishtinë letra e Ish- Presidentit Bush drejtuar Millosheviqit? (Video)

Skënder Hyseni kujton kohën kur ish- Presidenti Bush e kishte paralajmëruar Millosheviqin për Kosovën. Roli i ish-presidentit George H. W. Bush në situatën në Kosovë gjatë viteve të 90-ta, por edhe në botë ishte temë e cila u diskutua sot në emisionin “Click “në RTV 21. George H. W. Bush në vitin 1992 sa ishte […]

Skënder Hyseni kujton kohën kur ish- Presidenti Bush e kishte paralajmëruar Millosheviqin për Kosovën.

Roli i ish-presidentit George H. W. Bush në situatën në Kosovë gjatë viteve të 90-ta, por edhe në botë ishte temë e cila u diskutua sot në emisionin “Click “në RTV 21.

George H. W. Bush në vitin 1992 sa ishte president i SHBA – së , kishte paralajmëruar Millosheviqin se nëse fillon konflikt të armatosur në Kosovë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi, përcjell rtv21.tv. Se si u prit ky reagim i Bushit në Kosovë shpjegoi ish Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.

“Është moment interesant, është mbase momenti që ne na ngjalli një optimizëm të pashoq dhe na dha shpresë se ajo që tashmë kishte filluar të ndodhte në Bosnjë , nuk do të fillonte në Kosovë. Unë e kujtoj saktësisht këtë moment m kolegët e mij në QIK me të cilët e kemi pas diskutuar gati gjithë natën çfarë do të thotë kjo për ne, çfarë do të thotë për Kosovën, çfarë do të thotë për të ardhmen. Pra ishte mbase vija e parë e kuqe të cilën e vendoste vija e parë amerikane.”, kujtoi Hyseni.

Ai tutje rekomandoi që ky paralajmërim i Geroge H. W. Bush duhet të futet si momenti më kritik në parandalimin e një spastrimi etnik i cili sipas Hysenit ishte planifikuar në detaje. “Ky paralajmërim kujtoj unë duhet ta ketë ba qeverinë serbe që të hamendësohet dhe të mendohet shumë herë para se të ndërmarrë veprime të tipit që i ndërmori në Bosnjë.”, tha Hysenaj. Ish- Presidenti i Amerikës, Geroge H. W. Bush vdiq më 30 nëntor në moshën 94 vjeç.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?