Shqiptarët e Anglisë krijojnë fond humanitar për familjen e policit Izet Demaj

Shqiptarët e Anglisë krijojnë fond humanitar për familjen e policit Izet Demaj

Me iniciativën e Valmira Hoti-Llabjanit dhe burrit të saj, Valon Llabjani, është formuar një fond humanitar dedikuar familjes së policit të vrarë Izet Demaj. Ka dy ditë që fondi është bërë aktiv në Facebook, ndërkohë që janë grumbulluar afro 16 mijë euro, raporton KosovaPress.Iniciatorja Valmira Hoti-Llabjani, ka thënë për KosovaPress se synimi i tyre është […]

Me iniciativën e Valmira Hoti-Llabjanit dhe burrit të saj, Valon Llabjani, është formuar një fond humanitar dedikuar familjes së policit të vrarë Izet Demaj.

Ka dy ditë që fondi është bërë aktiv në Facebook, ndërkohë që janë grumbulluar afro 16 mijë euro, raporton KosovaPress.Iniciatorja Valmira Hoti-Llabjani, ka thënë për KosovaPress se synimi i tyre është që të grumbullojnë 20 mijë euro, por që shuma nuk është e kufizuar. “Qëllimi i këtij fondi është që t’i vijmë në ndihmë familjes që i ndjeri ka lënë pas, pra gruas dhe vajzave të tij, dhe njëkohësisht është përkrahje për punën që policia e Kosovës bën për të siguruar jetën e qytetarëve”, tha ajo.

Sipas saj, kjo është vetëm një ndihmë simbolike krahas humbjes që ka pësuar familja Demaj, ndërkohë që tregon se ka gjetur përkrahje edhe nga shqiptarët e diasporës. “Kemi përkrahje të madhe nga gjithë diaspora dhe Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Kosova Lindore. Fondet janë transparente, çdo kush mund ta shohë shumën dhe emrat e atyre që dhurojnë”, ka thënë Hoti-Llabjani. Njëherësh, ajo ka njoftuar që mundësia për të kontribuar në këtë fond, do të jetë e hapur deri më 15 janar 2019. Polici Izet Demaj u vra më 27 dhjetor të këtij viti, në tentim të parandalimit të një grabitjeje në një bankë të Istogut, raporton KosovaPress. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?