Shpend Ahmeti në konferencë me liderët shtetërorë: Nuk e kam votu unë Thaçin, kam qenë kundër tij

Kryetari i PSD-së, njëherit udhëheqës i dialogut me Serbinë, është paraqitur në një konferencë për media, së bashku me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, pas një takimi koordinues që ata e kanë pasur për dialogun me Serbinë. Ahmeti, është përgjigjur ashpër ndaj gazetarëve, duke thënë se bashkangjitja e […]
Kryetari i PSD-së, njëherit udhëheqës i dialogut me Serbinë, është paraqitur në një konferencë për media, së bashku me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, pas një takimi koordinues që ata e kanë pasur për dialogun me Serbinë.
Ahmeti, është përgjigjur ashpër ndaj gazetarëve, duke thënë se bashkangjitja e PSD-së vjen si nevojë e shtetit për t’u përfaqësuar njëzëshëm përpara Serbisë.
Ai tha se është ende kundër që Hashim Thaçi të jetë president i Kosovës, siç ka qenë edhe më parë, shkruan Periskopi.
“Nuk e kam votu unë presidentin. Unë kam qenë kundër tij. Ne jemi bashkë sepse është nevojë shtetërore që të mbrojmë interest e Kosovës në dialog me Serbinë”, tha ai.
Ahmeti rikujtoi edhe një konferencë të mëhershme që e kishte pasur me Haradinajn, kur i kishte thënë se po ta kishte mundësinë, partia e tij do ta rrëzonte nga pushteti.
“Kjo është punë e opozitës”, tha ai. /Periskopi/












